Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.
Kështu ka ndodhur edhe ditën e 24 shkurtit, kur një vajzë 17-vjeçare nga Prishtina është larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vajza është paraqitur në Polici gjatë ditës së djeshme dhe ka deklaruar se prindërit kanë qenë në dijeni se ku ka qenë për dy ditë me radhë.
Sinjali mëson se e mitura ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ajo ka bërë me dije ndër të tjera se është larguar nga shtëpia me vetëdëshirë dhe nuk është e kërcënuar apo nën presion nga dikush.
Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit.












