
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, në një prononcim për Gazeta Blic thotë se opozita po bën reagime banale duke folur për Asociacionin, në vend se të flasë e bëjë presion për njohje reciproke.
Sipas tij, Asociacioni nuk do të jetë temë primare sot në takimin në Bruksel në mes të Kurtit dhe Vuçiq.
“Me të vërtet për mua reagimet e opozitës janë banale, në vend se të flasin e të bëjnë presion për njohje reciproke, këta flasin për Asociacion. Unë po ju them dhe jam i bindur që çështja e Asociacionit nuk është primare sot në bisedime, mbase duke e parë reagimet e opozitës është dëshirë e tyre, por përsëri po e them nuk do të jetë temë primare me keqardhje për opozitën”, deklaron deputeti Thaçi për Gazeta Blic.
Ndryshe, në Bruksel ka nisur takimi i kryeministrit Kurti dhe zyrtarët evropianë.











