Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këta janë katër kandidatët për guvernator të BQK-së, që priten të votohen në Kuvend

27/02/2023 - 18:04
në Kryesore, Lajme
A A
Këta janë katër kandidatët për guvernator të BQK-së, që priten të votohen në Kuvend
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka shqyrtuar listën e kandidatëve për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Me këtë rast, katër kandidatë sipas Bordit i kanë plotësuar kushtet për t’u përzgjedhur në krye të BQK-së.

Këta kandidatë janë Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj, transmeton Paparaci.

Ndërkaq, në listën që është dërguar nga Paneli, deputetët e partive opozitare patën kritika sa i përket mënyrës sesi ka shkuar procesi i përzgjedhjes së Guvernatorit. Sipas tyre paneli ka shkelur ligjin me përzgjedhjen e guvernatorit, derisa të njëjtit kërkuan që ky konkurs të përsëritet.

Kryetar i Bordit të BQK-së dhe njehe rit anëtar i panelit për përzgjedhjen e guvernatorit, Bashkim Nurboja tha se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për pozitën e guvernatorit të BQK-së është monitoruar nga Ambasada Britanike. Ndërsa ka treguar edhe për procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve.

“Për pozitën në fjalë është kanë aplikuar gjithsej 17 kandidatë, pas vlerësimeve të CV-së, për intervistim janë ftuar gjithsej 14 kandidatë dhe nga projekti është konstatuar se kandidatët e njëjtë, të 14-të i plotësojnë kushtet për intervistim. Kandidatët që nuk janë ftuar për intervistim janë informuar se nuk janë përfshirë në listën për intervistim”, tha ai.

“Renditja e kandidatëve të cilët do të dërgohen në Kuvend është vendosur që të bëhet sipas rezultateve të pikëve të kandidatëve, ku maksimumi i pikëve ka qenë 40. Katër kandidatët më të vlerësuar sipas pikëve kanë qenë, Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj. Kandidatja e katërt dhe ai i pestë kanë pasur pikë të barabarta, por pasi paneli ka vendosur t’i dërgojë 4 kandidatë, i kemi dhënë përparësi në kushte të barabarta gjinisë nënpërfaqësim, në këtë rast një gruaje, megjithëse ka edhe arsyeje tjera”, tha Nurboja.

Kryetari i këtij komisioni, Armend Muja tha se sa i përket çështjes së barazisë para ligjit kemi një pretendim nga një anëtarë se ju janë shkel të drejtat.

“Sa i përket çështjes së barazisë para ligjit kemi një pretendim nga një anëtarë se tek kjo çështja atyre ju janë shkel të drejtat dhe duhet të kemi edhe në këtë rast një arsyetim pse është marrë ky vendim dhe si ka rrjedhur kjo çështje”, tha Muja.

Edhe deputetja, Dude Balje ka kundërshtuar këtë vlerësim të përzgjedhjes së kandidatëve, derisa tha se nuk e përkrah këtë formë të përzgjedhjes.

“Ne kemi marrë komplet listën me pesë kandidatë. Nuk kemi kufizim brenda BQK-së me qenë katër ose pesë kandidatë, nuk ka diçka të tillë në bazë të ligjit. Kemi dy kandidatë me pikë të njëjta, në bazë të ligjit për barazi gjinore jeni të obliguar ta respektojmë ligjin. Mendoj se keni shkel ligjin për barazi gjinore, jam e sigurtë. Unë nuk e përkrah këtë raport, sepse ligji për barazi gjinore nuk është për femra, është për barazi. Ju keni shkel ligjin”, tha Balje.

Deputeti nga PDK, Mërgim Lushtaku ka kundërshtuar këtë mënyrë të përzgjedhjes së guvernatorit.

“Neve na kanë ardhur në adresë edhe ankesat e palëve, në këtë rast e guvernatorit tanishëm dhe kandidat në këtë garë. Pavarësisht asaj në këto kohët e fundit nuk e kam votuar asnjëherë gati raportin e BQK-së, për procedurën që ju keni përzgjedhur dhe formën, metodologjinë, unë do të jem kritik në këtë aspekt. Nëse shohim se kemi vlerësime të ndryshme por një vlerësim se ju thirreni për barazi gjinore për mua nuk pinë ujë hiç. Nëse nuk rikthehet në rivlerësim kjo listë, sigurisht se vota ime do të jetë kundër, dhe do të pamundësoj votimin për të vazhduar më tutje procedurën”, tha Lushtaku.

Deputeti nga LDK, Avdullah Hoti po ashtu tha se kjo përzgjedhje e guvernatorit është kundër ligjit.

“Nëse e shohim letrën që keni dërguar të panelit keni treguar si është zhvilluar procesi dhe keni dhënë poentimin e kandidateve, por nuk ka arsyeshmëri sipas kërkesave të ligjit. Unë vlerësoj se ky konkurs nuk është zhvilluar në përputhje me ligjin, nuk janë plotësuar kërkesat ligjore për tu plotësuar ky konkurs. Nuk ka asnjë diskutim se ligji për barazi gjinore është shkel, duhet t’i përmbahemi ligjit, në çfarë kriteri diskriminohet njëri ndaj tjetrit nëse ka pikë të njëjta”, tha Hoti, shkruan kp.

Anëtarja e panelit për përzgjedhjen e guvernatorit, Nora Latifi-Jashari tha se është shumë e rëndësishme barazia para ligjit, duke shtuar se ka pasur edhe dallime tjera mes kanidatëve, dhe siç thotë ajo nuk është zgjedhur vetëm me ligjin e barazisë gjinore.

“Për mua është shumë shqetësuese me dëgju prej deputetëve që “barazia gjinore nuk pinë ujë”, atëherë po i bijën se edhe ligji për barazi gjinore po nga këta ligjvënës ka dalë. Për neve është shumë e rëndësishme barazia para ligjit, pasi ligji nuk e përcakton sa anëtar është dashur të vinë në kuvend. Paneli ka votuar për katër persona, katër emra, andaj tek ne me nënpërfaqësim të grave gjithandej në sektorin publik dhe privat e po ashtu në pozita udhëheqëse është shumë i ulët, andaj për neve është shumë e rëndësishme kjo. Në dy kandidatë me poena të njëjta, ne kemi vendos t’i japim trajtim preferencial në bazë të ligjit për barazi gjinore, nëse hymë në detaje tjera edhe dallimi në vlerësim mes anëtarëve ka qenë jashtëzakonisht i madh, vlerësimi i personit që po diskutoni është i fundit”, tha Jashari para deputetëve.

Në fund nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere është vendosur se raporti duhet të plotësohet me të dhëna duke përfshirë opionin ligjor dhe pikët e të gjithë kandidatëve.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë