
Ani pse nuk nënshkruan zyrtarisht marrëveshje, faqja zyrtare e BE-së ka publikuar për herë të plotë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ky propozim përmban 11 pika kryesore, nga të cilat më problematike mbetet pika 10 e marrëveshjes.
Neni 10 decidivisht e thotë këtë:
“Palët do të krijojnë një Komitet të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj Marrëveshjeje.
Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese.”
Pra kur përmendet detyrimi për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara të dialogut, me shumë gjasë kuptohet edhe formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kjo pasi kur përmenden marrëveshjet e kaluara, aty bën pjesë edhe marrëveshja për asociacionin e vitit 2015.










