Fatkeqësisht tash e 23 vite që nga përfundimi i luftës shumë qytetarë të pjesës veriore të Mitrovicës jetojnë në jug të qytetit, me shumë vështirësi për një jetë normale, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Një nga ta është edhe Gëzim Mehana i cili ka shkruar se tash e 23 vite jeton si refugjat në qytetin e tij.
Mehana ka akuzuar fillimisht ish kryetarin e komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Avni Kastratin, që pretendon se e ka tradhtuar, por ai vazhdon më tutje duke i “shpallur” luftë kryetarit, nënkryetari dhe drejtorëve të komunës.
Lufta e Mehanës del të jetë shpallur ndaj kryetarit aktual të komunës Bedri Hamza dhe ekzekutivit të tij, pasi ai kërkon zbatimin e kësaj kontrate.
Madje në një prononcim për Veriu.info Mehana ka thënë se Bedri Hamza as nuk e ka pranuar në zyrën e tij për të biseduar për këtë gjë.
Qytetari ka publikuar një marrëveshje kontraktuale me komunën e Mitrovicës me të cilin kjo komunë zotohej se do të ndaj truall prej 300m katror dhe ndërtimin e një shtëpie në veri të Mitrovicës.
Siç thotë ai deri tek kjo marrëveshje erdhi pas kërkesës së Komunës së Mitrovicës që Mehana ta lironte hapësirën nën shkallët e palestrës “Minatori” ku kishte improvizuar një shtëpi për banim, pasi kjo hapësirë do shfrytëzohej për nevojat e sallës së sporteve.
Më poshtë gjeni statusin e plotë të Mehanës:















