
Pas dakordimit të mbrëmshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për të mos e diskutuar më propozimin franko-gjerman, shumë komente dhe akuza kanë pasuar.
Analisti shqiptar, Andi Bushati i ka komentuar reagimet e shumta, sidomos ato që thonë se Kurti e ka panuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ato që thonë se Vuçiq e ka njohur “de facto” Kosovën.
“Nga sa kemi parë deri tani Albin Kurti e ka pranuar asociacionin, po aq sa Vuçiq ka njohur “de facto” Kosovën. Kjo ngjan e vërteta larg britmave të ekstremistëve”, ka shkruar ai.










