Avokati kosovar, Arianit Koci ka theksuar se Kosova është në krizë të thellë ekonomike.
“Asnjëherë nuk ka qenë më e madhe kriza ekonomike në Kosovë prej pasluftës”, ka shkruar ai.
“Nëse vazhdohet me këtë trend, shumë firma kanë me falimentuar. Të gjithë jemi orientuar në zhvillimet politike, por po harrojmë që ekonomia dhe mirëqenia është më e rëndësishme”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Asnjëherë nuk ka qenë më e madhe kriza ekonomike në Kosovë prej pasluftës.
Shoqëria e avokatëve “Koci&Vokshi” me vite të tëra i përfaqëson kompanitë më eminente në Kosovë. Prandaj edhe i kemi informacionet relevante për zhvillimet ekonomike në vendin tonë.
Jemi në në terren çdo ditë, dhe merremi dhe i zgjedhim problemet konkrete të kompanive dhe individëve – në baza ditore.
Nëse vazhdohet me këtë trend, shumë firma kanë me falimentuar.
Të gjithë jemi orientuar në zhvillimet politike, por po harrojmë që ekonomia dhe mirëqenia është më e rëndësishme.













