Sot ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, Agron Haradinaj, vëllai i Nasim Haradinajt që së fundi u dënua nga Gjykata Speciale në Hagë.
Gazeta Online Veriu.info mëson nga burimet se Nasim Haradinaj nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të tij, Agronit.
Kjo pasi Haradinaj në një nga seancat pranë Gjykatës Speciale kishte deklaruar se nuk e njeh këtë gjykatë.
“Nuk e kam njohtë këtë gjykatë, nuk e njoh dhe s’kam me njoft përkundrazi mandatit 5 vjeçar që ua ka dhanë parlamenti jem dhe tash jeni me afat të skaduar pas 2 gushtit” kishte deklaruar Nasim Haradinaj.
Bazuar në këtë deklaratë i njëjti duhet të bëj kërkese pranë kësaj gjykate për t’u liruar përkohësisht për ceremoninë e varrimit, andaj nëse do të bënte kërkesë i bie që e njeh këtë institucion të drejtësisë.
Kujtojmë që Agron Haradinaj ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë shkaktuar nga eksplodimi i një rakete gjatë bombardimeve të forcave serbe në fshatin Prilep të Deçanit./Veriu.info/













