Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Neni 7 i Marrëveshjes, Hasani: Ky do të jetë statusi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë

02/03/2023 - 22:57
në Lajme
A A
Enver Hasani: Putini nuk e ka problemin vetëm me NATO-n
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shpjeguar për Gazetën Express paragrafin e dytë të Nenit 7 të Planit Evropian, në të cilën përmendet Statusi i Kishës Ortodokse Serbe brenda shtetit të Kosovës.

Neni 7, paragrafi i dytë, në Planin Evropian, të publikuar nga BE-ja, do të thotë se Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

Hasani thotë se ky formalizim ka ndodhur me të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë dhe Kishës Ortodokse Serbe.

“Paragrafi dytë i nenit të 7 të Marrëveshjes flet për dy çështje, për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë dhe për trashëgiminë fetare dhe kulturore serbe. Sa i përket të parës, nuk mund të ketë standarde të tjera pos atyre që kanë përdorur shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, në të cilat shtete vepron Kisha Ortodokse Serbe përgjatë shekujve. Në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kroaci ekzistojnë marrëveshje dypalëshe mes këtyre shteteve dhe Kishës Ortodokse Serbe, me të cilat janë rregulluar raportet reciproke mes këtyre shteteve dhe Kishës Serbe. Në disa raste këto marrëveshje janë ratifikuar në parlamentet nacionale. Objekt i këtyre marrëveshjeve ka qenë rregullimi rolit dhe pozitës së Kishës Serbe në rendet juridiko-kushtetuese nacionale, ku Kishës i garantohet pavarësi dhe autonomi e plotë nga çfarëdo ndërhyrje në organizimin dhe punët e saj të brendshme, por që ndaj shtetit ajo ka detyrime civile dhe në sferën e juridiksionit penal në rastet e shkeljeve ligjore. Pra ka pasur rregullim të marrëdhënieve të shtetit me Kishën Serbe”, tha ai në një përgjigje për Gazetën Express.

Ai tregoi edhe se çfarë do të thotë termi “formalizim” në këtë paragraf të këtij neni.
“Përdorimi i fjalës “formalizim”, ndërkaq, nënkupton që Kisha Serbe konsiderohet se vepron sikur që vepron në territorin e Republikës së Serbisë. Kjo e bën të qartë se, edhe në ndonjë aranzhman eventual rreth rolit dhe pozitës së Kishës Serbe në Kosovë, nuk do të jetë një rregullim i marrëdhënieve mes Shtetit të Kosovës dhe Kishës Serbe, siç kanë vepruar Bosnja-Hercegovina, Mali Zi dhe Kroacia, por do të jetë thjesht një akt juridik mes Kosovës dhe Serbisë me të cilën pranohet se Kisha Serbe në Kosovë operon njëjtë sikur në Republikën e Serbisë, pa asnjë kufizim. Nuk besoj se ky standard haset dikund në Evropë!”, tha ai.

Hasani, shtoi se ruajtja e trashëgimisë fetare e kulturore serbe është në linjë me standardet evropiane dhe mund të pranohet si formulim pa problem.

“Ruajtja e trashëgimisë fetare e kulturore serbe, për të cilën flet fjalia e fundit e nenit 7 të Marrëveshjes, i përket standardeve evropiane dhe mund të pranohet si formulim, pa problem. Kjo pjesë nuk është kontestuese”, përfundoi Hasani.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë