Mediumi “Kossev.info”, raporton për një seri të re të helmimeve masive të qenve gjatë fundjavës në Mitrovicën e Veriut. Qenë të ngordhur janë gjetur në disa lokacione të ndryshme të trafikut në qytet, madje edhe pranë njërës prej shkollave fillore, ka njoftuar Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Šapa”.
Kjo shoqatë apelon qytetarët që të kenë kujdes sepse helmi i mbetur në rrugë nuk është i dukshëm si më parë, por është i pangjyrë. Ata gjithashtu treguan se kanë marrë informacione nga qytetarët që kanë pasur kontakt me helmin, se kanë vërejtur reagime të pazakonta në trup.
“Të dashur qytetarë dhe kafshëdashës!!! Helmimi vazhdon, JU LUTEM MOS I NXJERRNI QENTË TUAJ, dhe nëse keni mundesi, largoni qentë e braktisur…Çfarëdo që shihni të dyshimtë regjistrojeni dhe DËRGONI NË INBOX!!! Qentë e helmuar janë rrugës për tek veterineri, disa prej tyre për fat të keq u larguan nga kjo botë me dhimbje të mëdha!!! KUJDES!!”, shkruan “Shapa” në një nga postimet në Facebook.
“Koseev.info” njofton se qentë e ngordhur u gjetën në afërsi të Shkollës Teknike, palestrës “Technogym”, afër urës kryesore, afër kafeneve “Dolçe vita” dhe “Ekskluziv”, shkollës fillore “Branko Radiçeviq” dhe “Zuti stub”.
“Kësaj radhe helmi është ndryshe, është i pangjyrë… KUJDES! Helmi që është përdorur shkakton djegie dhe kruajtje në lëkurë…”, rikthekson “Shapa”.
Në një nga postimet në Facebook, ata kanë shpjeguar edhe rreziqet e këtij helmi, duke përmendur qarkullimin e tij në natyrë.
“Procesi i qarkullimit të helmit në natyrë!! Një mace që ra në kontakt me një pëllumb të helmuar, pastaj një mi që ra në kontakt me një mace tani të helmuar, e kështu me radhë. Nga kafshët te bimët, këpucët tuaja, te tymi nga dyshemeja!”, thonë nga kjo shoqatë.
Ata kanë paralajmëruar edhe një ankesë për helmim në tri ditët e mëparshme.
Helmimi i fundit i qenve është vetëm një në seri ndër vite në Mitrovicën e Kosovës. Rasti i fundit u regjistrua në mesin e shtatorit të vitit të kaluar, kur, siç njoftoi Shapa në atë kohë, pesë qen dhe një qenush u helmuan në lokacione të ndryshme në pjesën veriore të Mitrovicës.
Pamje të rënda KËTU.












