Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktivizohet drejtësia karshi skandalit ku u paguan paratë e nuk shkoi inventari

07/03/2023 - 11:01
në Lajme
A A
Aktivizohet drejtësia karshi skandalit ku u paguan paratë e nuk shkoi inventari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Gjilanit përmes tenderit të organizuar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) operatorit Ekonomik “Mobelland” i kishte paguar 597 tavolina për nevoja të Qendrës Klinike Mjekësore Familjare “Nagip Rexhepi”, mirëpo përgjatë procedurës së regjistrimit kanë figuruar vetëm 285 copë.

Në hulumtimin e publikuar nga portali Demokracia ishin publikuar fakte rreth këtij skandali nga i cili është dëmtuar rëndë buxheti i shtetit. Burime të portalit bëjnë të ditur se tashme Prokuroria Themelore e Gjilanit është duke e hetuar ketë rast të keqpërdorimit të fondeve publike.

Por, pavarësisht se ka kaluar një kohë komuna e Gjilanit ende nuk ka dhëne ndonjë shpjegim rreth këtij skandali ku dyshohet se janë paguar tavolinat me para publike, por kur është bërë regjistrimi i tyre ato kanë munguar në vend ku është dashur të jenë.

Përndryshe në një nga faturat e siguruara nga Demokracia.com të datës 24 maj 2022, ku janë porositur orendi për nevoja të komunës në vlerë totale prej 12,800 eurosh, shihet se personi përgjegjës për pranimin e faturës nuk ka pranuar ta nënshkruajë atë, në formë të shprehjes së pakënaqësisë.

Portali në fjalë gjithashtu ka publikuar të dhëna se rreth këtij skandali janë shkarkuar edhe disa zyrtare tjerë në këtë komune, por deri më tash zyrtarisht komuna nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. Kohë më parë kompania e njëjtë siç kishte raportuar gazeta Koha Ditore kishte pasur probleme edhe me Qendrën e Studenteve në Prishtinë.

Në atë kohë kompania kishte dërguar dyshekët gati përgjysmë me peshë më të vogël sesa ishte kërkuar në specifikat teknike dhe në kontratë dhe po ashtu edhe tavolinat e kornizat për shtretër shumë më të holla.

Abuzimet me tender të furnizimit me mobile dyshohet se kanë vazhduar edhe në shumë institucione, kjo ka ndodhur pasi që kompania në fjalë ishte shpërblyer me tender nga Agjencia Qendrore e Prokurimit, e ku në kontratën e centralizuar kanë qenë pjesë shumë institucione në gjithë Kosovën. Portali i ka dërguar pyetje komunës së Gjilanit, por deri më tash, ata nuk janë përgjigjur në pyetjet e dërguara.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë