Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U përjashtua nga FSK-ja për tatuazhin me thënien e Agim Ramadanit, i riu nga Gjilani vendos të largohet nga Kosova

07/03/2023 - 13:07
në Kryesore, Lajme
A A
U përjashtua nga FSK-ja për tatuazhin me thënien e Agim Ramadanit, i riu nga Gjilani vendos të largohet nga Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një i ri nga Gjilani kurrë nuk do ta ishte menduar se ëndrrën e tij për të shërbyer në Ushtrinë e Kosovës, do t’i shkatërronte një tatuazh. Aq më tepër, një tatuazh (thënie) e heroit kombëtar të Kosovës, Agim Ramadani. Pasi rregullat e FSK-së thuhet se nuk e lejojnë tatuazhin, ai u përjashtua nga ushtria pak ditë pas pranimit. “Mu shterrshin sytë nëse pushoj, lirinë tënde me ëndrrue, mallkue qoft gjaku im, nëse m’’vrasin pa luftue” vargje këto të nxjerra nga autori Bedri Gjinaj.

Ermelindi që e kishte ëndërr të bëhej ushtari i FSK-së, u përjashtua nga FSK, kur kontrollat mjekësore, panë tatuzhin në krahun e tij.

Ai sot ka postuar një fotografi të vizës, duke thënë se është detyruar të ikë jashtë vendit meqenëse ju mohua e drejta për punësim.

Ermelindi nuk kishte dyshime për të ardhmen e tij, kishte vendosur të bëhej ushtarë, gjersa në krah, kishte përjetësuar duke i bërë tatoo vargjet e famshme të Agim Ramadanit.

“Mu shterrshin sytë nëse pushoj lirinë tënde me ëndërrue mallkue qoftë gjaku im nëse m’vrasin pa luftue”.

Ishin pikërisht këto vargje që Ermelind Kastratin e përjashtuan nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Dje më kanë largu (të premten, 16 shtator). Që dy ditë na kanë lënë anash pak, sepse e pritshin një vendim prej ministrisë. Vendimi u vonua, unë psiqikisht u lodha shumë. Nuk e disha nëse mundem me ndejt, apo po më largojnë.” fillon rrëfimin e tij ekskluzivisht për gazetën Nacionale, Ermelind Kastrati.

I riu nga Gjilani tregon se me tatuazh ishte pranuar në FSK.

“Tatuazhin me vargjet e Katanës, e kam pas edhe gjatë testeve mjekësore në FSK, ata i kanë pa, por nuk më kanë thënë që nuk lejohet, sepse nuk e kam tatunë në një pjesë ku duket shumë”

“Prej fëmijërisë, e kam ëndërru këtë moment. Të bëhem ushtarë, sepse daja im ka qenë në UÇK, ka luftu për vendin, në zonën e Pashtrikut. Qysh në vitin 2000, menjëherë pas luftes, mua më kanë veshur me tesha të ushtrisë, dhe ja tash, për një tatu, në një zonë ku nuk më duket me uniformë, më larguan”, thotë ai.

Tutje Kastrati rrëfen momentet, kur atij iu kumtua lajmi se nuk do të jetë më pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai nuk ishte i vetmi. Edhe 12 pjesëtarë tjerë me tatuazhe, u përjashtuan.

“Na kanë marë instruktorat, na kanë thirrë te komandanti i Qendrës së Stërvitjes Bazike, me na e kumtu lajmin. Kena shku aty, kena prit në rend krejt, nja 12 persona”

“Si ka dalë i pari, prej zyres, unë e kam pytë. Hë çka u bo? Në fakt me zë të vogël, e me dorë dhe me kokë, sepse nuk guxojshim me folë. Edhe atë veç e kishin liru prej detyrës dhe më ka bë me duar, duke dashur të më tregoj, se më u kry, na larguan. Kur e pashë që e larguan atë, nuk pata më shpresë, e dija se na larguan të gjithve aty që ishim. U mërzita fortë, më dhimti. I thirra të shpisë, e shoqninë menjëherë, dhe ju tregova, ju thash kështu, kështu, më larguan”, tregon i emocionuar Ermelindi.

Tutje Ermelindi Kastrati ka treguar se janë diku 12 deri në 13 persona, të cilët u larguan për të njejtën arsye.

Por, siç thotë vet Ermelindi, ende nuk kanë pranuar, ndonjë vendim të shkruar.

“Unë ende nuk kam vendim me shkrim, që jam larguar. Dua ta kem vendimin. Nuk mund t’i them dikujt se më larguan, vetëm kështu me gojë. Kanë qenë edhe dikun 12 persona të tjerë që i larguan për të njejtën arsye.

“Ka pasur edhe të tillë, që i kanë hequr tatuazhat me seanca, me lasera. Njëri nga ata që e larguan, kishte filluar seancat, gjysmën veqse e kishte fshirë. Ai e rrezikoi jetën, mund t’i dalë ndonjë problem shëndetësor, por përsëri e larguan”

Në fund djaloshi nga Anamorava, e ka vetëm një dëshirë.

“Të ndrrohet ky ligj, a rregull. Duhet të ndërrohet. Është malltretim psiqik, t’i perfundosh të gjitha testet, të qëndrosh në akademi për një kohë, dhe për një ditë, të thonë, më nuk je pjesë e ushtrisë. Shumë e rëndë. Mendoj se duhet të ndërrohet ky ligj. Nuk duhet t’ua ndalim ëndrrat djemëve e vajzave të reja në këtë mënyrë.” përfundon rrëfimin e tij Kastrati./GazetaNacionale/

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë