
Çmimi i naftës në Kosovë ka arritur në 1 euro e 33 centë për litër. Brenda muajit ky çmim mund të shkojë deri në 1 euro e 60 centë.
Shkak për këtë, sipas ekonomistëve, janë luhatjet në bursat ndërkombëtare, por edhe situata e tensionuar Rusi-Ukrainë.
Rritja e çmimit të naftës, sipas ish-kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, do të ndikojë në rritjen e kostos së prodhimit.
“Besoj që është një sfidë që do të ndikojë në disa dimensione, por ajo që do të jetë më shqetësuese është fakti që do të goditet kostoja e prodhimit vendor, do të goditen familjet kosovare në forma të ndryshme. Edhe e tëra kjo është që kur kemi rekomanduar që Kosova të ketë rezerva shtetërore dhe ligji mbi rezerva të jetë i implementuar ka hasur në vesh të shurdhër”, thotë Gërxhaliu për Kohën.











