Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrahja me çekan e punëtorit në Prishtina Mall – Flet Fatmir Zymberi, shefi i qendrës tregtare

07/03/2023 - 17:34
në Kryesore, Lajme
A A
Rrahja me çekan e punëtorit në Prishtina Mall – Flet Fatmir Zymberi, shefi i qendrës tregtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Bordit të “Prishtina Mall”, Fatmir Zymberi ka thënë se punëtori që është rrahur nuk është punëtor i stafit të tyre por punonjës në një nga lokalët që janë pjesë e qendrës.

Sipas tij, sapo të merret vendim nga Policia e Kosovës për dy personat e dyshuar, “Prishtina Mall” do të marr masat sipas rregullores. Ai tha se “Prishtian Mall” nuk është vendim ku rrahën punëtorët.

“Nuk jam në dijeni lidhur me detajet e sakta se në cilën lokal e kush janë pronarët. Por me vjen mirë që është duke u marr me rastin Policia e Kosovës. Prishtina Mall ka rregulla shumë rigoroze për rendin shtëpiak. Punën e parë që e bëjmë na e paraqesim në polici dhe e marrin organet e hetuesisë. Momentin që ne marrim raport prej policisë për gjerat që kanë ndodh ne automatikisht do marrim masa ndaj secilës kompani që shkel rregullat. Prishtina Mall është ambient familjar por nuk është vend me u rrah një punëtor. Është për keqardhje”, ka deklaruar ai për Gazetën Insajderi.

Gazeta Insajderi ka raportuar gjatë ditës se si një punëtor është rrahur me çekan nga shefi dhe vëllau i shefit të tij pasi ai ua kërkoi rrogën.

Dy të dyshuarit janë arrestuar nga policia e Kosovës dhe tashme edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë tha për Insajderin se me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy persona që dyshohet se janë kryere veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona, pasi dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ta sqaruar në plotëni këtë çështje”, ka thënë ajo.

Çfarë thotë Policia e Kosovës për rastin?

Ndryshe, Policia e Kosovës ka raportuar për një rrahje që ka ndodhur mesditën e djeshme në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

“Magjistrale Ferizaj-Prishtinë 06.03.2023 – 11:35. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Palët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Rrahja ka ndodhur në një lokal te “Prishtina Mall”, ku raportohet se dy shefa kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një punëtori duke e goditur me grushte e çekan. Arsyeja e përleshjes sipas burimeve thuhet të jetë se punëtori ua ka kërkuar rrogën e tij.

Kjo është gjendja e të lënduarit

Pas rrahjes punëtori ka marr trajtim mjekësor në QKUK.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha për Insajderin se viktima ka marr trajtim në QKUK gjatë ditës së djeshme dhe pas trajtimit është lëshuar nga spitali

“I janë bërë ekzaminimet mjekësore dhe pas trajtimit është liruar nga QKUK. Nuk e ka pas gjendjen shumë të rëndë”, tha Syla.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë