
Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se është prekur nga fotoja e Rifat Jasharit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.
Ai shtoi se Jashari është dashur t’i bëjë një kërkesë Kurtit, pasi ai thotë se njerëz të afërt me VV-në po e sulmojnë të gjithë rajonin e Drenicës.
“Kur e pava foton e Rifat Jasharit me Kurtin u preka pak. Është dashur të thotë ndali pak. Nuk është në rregull që 24 orë po i shajnë Drenicën. Këta po e bëjnë. Njerëzit e tyre. Ndali. Nuk është në rregull”, tha ai.
Ai po ashtu shtoi se mungesa e statujës së komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në kryeqytet është fakt që tregon se ekziston përplasje krahinash në Kosovë.












