Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përpara Serbisë Kosovën duhet t’a njohë vetë Bashkimi Europian

07/03/2023 - 22:45
në Opinione
A A
Përpara Serbisë Kosovën duhet t’a njohë vetë Bashkimi Europian
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Sandër Lleshaj

Ish ministër i Brendshëm i Shqipërisë

Në vend që të ndizte ndonjë dritë shprese për të ardhmen, takimi i 27 shkurtit 2023 mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, duket se në thelb ka prodhuar njëfarë ushqimi të mjaftueshëm për diskutimet shterpë.

Takimi i shumëpritur është i karakterizuar nga disa anomali shqetësuese.

Së pari, BE, që kërkon me të drejtë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk i ka normalizuar as vetë plotësisht këto marrëdhënie, përderisa katër shtete anëtare të tij nuk e njohin ende Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran. Këtë anomali vetëm sa e thekson më shumë edhe fakti se dy zyrtarët kryesorë që janë ngarkuar me Kosovën, pikërisht Borell dhe Lajçak janë qytetarë të dy vendeve që nuk e njohin republikën më të re të Europës.

Së dyti, Serbia shkon në Bruksel si një vend kandidat për anëtarësim në BE, që ka hapur edhe negociatat e anëtarësimit, ndërkohë që Kosova shkon atje si i vetmi vend europian, i izoluar, qytetarëve të të cilit u kërkohen viza për të udhëtuar drejt vendeve të BE.

Sigurisht që ka edhe shumë anomali të tjera mund të përmenden në këtë histori, si ato që lidhen më biografinë e Vuçiç si ish-ministër i Millosheviç dhe atë të Albin Kurtit si ish-i burgosur politik i regjimit serb; me biografinë e Serbisë si shteti përgjegjës për luftrat ballkanke të cilat determinuan historinë europiane të fundit të shekulllit të kaluar; me „biografinë“ e Kosovës së shtypur prej më se një shekulli nga Serbia, e shumë të tjera.

Për arsyet e mësiperme dhe shumë të tjera, Kosova ulet krejt e pabarabartë përballë Serbisë ne Brukesl. Në kushte të anomalive dhe shpërpjestimeve të tilla,nuk mund të arrihen rezultate të qëndrueshme. Që të arrihen rezultate të qëndrueshme në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, negociatat duhet të jenë të ndershme dhe në kushte të barabarta.

Që BE të mund të kryejë rolin e ndërmjetësit dhe mbikqyrësit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, do të duhet që më së pari ta vendosë Kosovën në të njejtin start me Serbinë. Dhe minimumi i domodoshëm për këtë është që vendet anëtare të BE të njohin zyrtarisht Kosovën. Do të ishte iluzore shpresa se Serbia do ta njohë Kosovën përpara Spanjës, Greqisë, Sllovakisë dhe Rumanisë.

Kontributi tjetër i rëndësishëm i BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte edhe vendosja e saj të paktën në të njëjtin status si dhe Serbia në procesin e integrimit europian.

Që të sigurohet vërtet një status i qëndrueshëm për minoritetin serb në Kosovë, duhet që i njëjti status t’i garantohet edhe minoritetit shqiptar në Serbi, i cili edhe pse e tejkalon në numër minoritetin serb në Kosovë, nuk gëzon as një përqind të të drejtave që i garantohen këtij të fundit.

Kujdestaria që kërkohet t’i njihet Serbisë ndaj minoritetit serb në Kosovë duhet t’i njihet në të njëjtën masë dhe mënyre edhe Kosovës për minoritetin shqiptar në Serbi.

Pa plotësimin e këtyre kushteve minimale e gjithë përpjekja europiane duket e pashpresë. Është e vërtetë se ka diplomatë apo burokratë që do të kënaqeshin me sigurimin e ndonjë firme të udhëheqësve aktualë në marrëveshjet e përgatitura prej tyre. Por kjo nuk do të sjellë ndonjë ndryshim reale në terren.

Shumë herë më e rëndësishme se firmat në letër është një marrëveshje e drejtë e cila pranohet nga qytetarët dhe para së gjithash nga qytetarët e Kosovës, të cilët ende nuk kanë arritur të prekin realisht lirinë që pasoi një shekull robërie dhe represioni unikal.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë