Këshilltarja e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, Flutura Mustafa ka reaguar pas raportimeve ku ministri ishte parë me një veturë luksoze në qytetin e Mitrovicës.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se kjo ngjarje ka ndodhur para para dy muajve.
Sipas saj kjo veturë është marrë me qera për t’i evituar shpenzimet e biletave të aeroplanit për të shkuar në Kroaci.
Shkrimi i plotë në Facebook:
Është absurde të krijosh ‘lajm’ për diçka çka ka ndodhur para dy muajve (29 dhjetor, relacioni Prishtinë – Shkup) dhe t’i japësh zë, jashtë çdo logjike minimit dhe cënimit të integritetit të një Ministri.
Së pari, nuk është krim që një Ministër të ngasë veturë zyrtare siç nuk është krim që ta marrë në huazim një veturë që është aset shetëror, nga një institucion tjetër.
Ministri Faton Peci, është parë duke ngarë veturën protokollare të MPJD të premten me datë 04.02.2022 pasi që e njëjta është marrë në huazim për udhëtimin zyrtar pas ftesës së homologes kroate drejt Kroacisë pasditen e datës 05.02.2022.
Së dyti, MBPZHR këtë veturë e ka në huazim nga MPJD që nga dita e premte datë 04 shkurt 2022 dhe do e mbajë deri më 10 shkurt 2022.
Marrja e këtij aseti shtetëror në huazim është bërë së pari për t’i racionalizuar shpenzimet; rreth 1800 euro kosto të biletave përmes Vjenës dhe Stambollit e së dyti për mungesë të linjës direkte të fluturimit nga Prishtina për Zagreb, për delegacionin të përbërë prej 3 personave apo në gjuhën protokollare 1 + 2.
Në të kaluaren kemi ndëgjuar që është vjedhur dhoma e dëshmive, për keqpërdorime me vlerë 53 milionë, për 2 milionë euro që u avulluan, kurse tash në mungesë të provave për qasje kritike që gjithmonë e mirëpresim; “shiten” e hidhet vnerë, përmes titujve dashakeqës e ekskluziv: “Ministri shihet në veturë zyrtare”
Por kjo është gazetaria e bazuar në qepim. Fatkeqsisht!













