Ish-negociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri nëpërmjet një statusi në Facebook ka komentuar mbi përmbajtjen e planit evropian për zgjidhjen e problemit midis Kosovës dhe Serbisë.
Ajo në një postim të shkurtër në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një foto të saj thotë se shpreson që “deputetët sot në Kuvend do të kuptojnë nga Kurti për dëmet nga vetmenaxhimi i pakicës serbe plus asociacioni”.
Ajo ka ‘thumbuar’ kryeministrin Kurti duke ia përmendur kundërshtimet ndaj Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe sa ishte në opozitë.











