Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Duda Balje: Në Ohër diskutohet për llojin e Zajednicës, Kurti nuk do të bëjë gabimin e Republikës Srpska në Bosnje

08/03/2023 - 16:05
në Lajme
A A
“Nuk jam punëtore e VV-së”, Duda Balje thotë se do ta takojë Kurtin kur të kthehet në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve, Duda Balje, në një intervistë për Gazeta Blic ka folur për sfidën e gruas në politikë, ofendimet e kritika që ajo merr.

Ajo thotë se çdo ditë është një luftë dhe se nuk është aspak e lehtë, edhe pse ka edhe komente motivuese.

“Sot e kemi ditën kur duhet rrumbullakësuar gjërat pozitive dhe negative. Ne çdo ditë përdorim termin luftë, jemi duke luftuar çdo ditë dhe nuk është lehtë. Për ne gratë në politikë nuk është aspak lehtë, çdo ditë paragjykohemi, ka edhe komente që të motivojnë, nuk janë të gjitha komentet e këqija por shumica janë ofenduese. Varet sa e fuqishme dhe sa stabile je për t’i kaluar këto dhe për ta vazhduar punën që ke planifikuar. Nuk është lehtë”, thotë ajo.Balje shprehet se jobarazi ka në çdo vend, familje, kuvend e qeveri.

“Çdo ditë ballafaqohemi me gra të cilat janë gati për të pasur sukses të madh, që kanë shumë energji pozitive për të bërë ndryshime dhe i mbështesim dhe po ashtu në bazë të ligjeve brenda kuvendit punojmë që t’i mbrojnë gratë dhe të barazohen me meshkujt. Jemi duke luftuar edhe në familje, pastaj në rrugë, në parti shumë, në qeveri, edhe pse ka më shumë gra se në të kaluarën por prapë se prapë kur ka raste të vendimmarrjes speciale janë burrat dhe jo gratë”, thekson deputetja për Gazeta Blic.Në arsyet që ndikon në këtë diskriminim, ajo përmend dhe traditën që thotë se po e luftojnë.

“Ka ndikuar edhe tradita, jemi duke luftuar edhe kundër traditës, se ne nuk jemi vetëm për shtëpi. Kemi shumë mundësi për të bërë gjëra të bukura por nuk duhet dorëzuar. Kohët e fundit kemi pasur konkurse publike kur asnjë femër nuk ka aplikuar. Duhet vërtet me luftu dhe jo me u dorëzu. Duhet pasur moment që fillimisht duhet thënë vetes se sa e rëndësishme jam dhe më pas t’ua thuash edhe tjerëve këtë”, potencon ajo.Sa i përket numrit të lartë të dhunës dhe vrasjeve të grave në Kosovë, ajo thotë se viti ka nisur keq dhe se pret respektim më të madh edhe të grave ndaj grave, jo vetëm nga burrat.

“Nga statistikat e MPB-së veç vitin e kaluar kemi pasur afër 2500 raste të dhunës në familje. Këtë vit kemi pasur qysh në fillim disa vrasje, ka nisur keq. Duhet me ndryshuar veten, mendjen. Duhet kuptuar se nëse një grua thotë jo është jo, nëse ajo vendos që nuk duhet vazhduar martesa ose çdo gjë, ai vendim duhet respektuar. Unë pres respektim më të madh ndaj grave edhe nga gratë e edhe nga meshkujt. Ka raste kur femra ka pasur momente jo të mira qoftë në punë apo diku tjetër nga një tjetër femër”, shton ajo.Sa i përket planit evropian dhe takimit që do të mbahet me 18 mars në Ohër, ajo thotë se i beson kryeministrit Kurti dhe se ai nuk do të bëjë gabim për të formuar asociacion sikur Republika Srpska në Bosnje.

Ajo shton se në Ohër do të diskutohet për llojin e Asociacionit dhe se është moment i rëndësishëm për vendin.“Moti jemi bllokuar me dëshirat e Listës Serbe në Kosovë. Pavarësisht se çfarë planifikojmë të bëjmë jemi bllokuar. Edhe në Kosovë, edhe jashtë saj. Unë dua të besoj se ka ardhur koha që kësaj t’i vie fundi, të kemi një vendim edhe të heqim nga rruga e suksesit një gjë që ka mbetur nga kombet deri tash. Kryeministri ka nisur këtë rrugë dhe ka marrë disa vendime të rëndësishme. Tani mendoj në Maqedoninë e Veriut mendoj se duhet biseduar për dizajnin e Zajednicës, Këtu është një moment shumë i rëndësishëm për shtetin dhe kryeministrin, çfarë lloji i Zajednicës do të jetë, sa ingerenca do të ketë. Këtu dëshira e Listës Serbe është që të ketë Zajednicë që është shumë afër të Beogradit që nuk është mirë për neve sepse mund të shoshim situatën copy-paste Republika Srpska në Bosnje, ne e dimë se si e kanë bërë atë, se si funksionon ajo dhe sa Bosnja dhe Hercegovina ka problem.

Unë shpresoj se kemi mësuar se si nuk duhet dhe unë dua të besoj se kryeministri nuk do të përsëritë gabim që është bërë në Bosnje. Prapë mendoj pozitiv dhe mendoj se kryeministri e di se çfarë duhet të bëjë, besoj se kryeministri është i fuqishëm dhe i besoj shumë kryeministrit Kurti”, deklaron Duda Balje.
Sa i përket ndryshimeve të qëndrimeve të kryeministrit Kurti, deputetja thotë se ka ndryshuar koha dhe situata dhe se duhet hapur vetes rrugë drejt Evropës, duke shtuar se çdo rrugë ka dhimbje por që duhet shikuar dhe suksesi.“Edhe koha ka ndryshuar, edhe situata ka ndryshuar. Ne tash jemi në rrugë të Evropës, duhet hapur vetes rrugë drejt Evropës. Jemi shtet në Ballkan që kemi dhënë shembull se si duhet të jetë një shtet multi-etnik, shembull se sa jemi në gjendje të durojmë dikë që nuk është si ti, çka është demokracia dhe mendoj se mund të bëjmë shumë më shumë nëse jemi në rrugë të duhur, rrugë të Evropës. Në këtë rrugë normal që ka edhe dhimbje, rrugë që ka momente kur është vështirë të marrësh vendime, por prapë se prapë kur barazohesh me suksese, pozita e liderit nuk është e lehtë. Dhe vërtet ndoshta prerje që duhet bërë sot që nesër të jetë më mirë”, thekson ajo.

Sa i përket mungesës së njohjes në planin evropian, ajo thotë se Serbia e ka njohur Kosovën por nuk e pranon për shkak të krenarisë.“Unë mendoj se Serbia e ka njohur Kosovën. Ne jemi shtet, ata mund ta injorojnë këtë por është fakt. Na jemi shtet i pavarur, ne kemi deputetë që punojnë në Kuvend të Kosovës, ata paguhen nën emblemën e Kuvendit të Kosovës, marrin paga nga shteti i Kosovës, jetojnë këtu, punojnë këtu. Ata në fakt e kanë pranuar verbalisht, veç nuk janë gati për shkak të krenarisë që ta pranojnë këtë. Jam shumë e sigurt që Serbia e di se nuk ka kthim pas dhe se Kosova është Republikë dhe e pavarur”, thotë ajo për Gazeta Blic.

Deputetja Balje është kundër Kodit Civil e për këtë nuk ka ndryshuar qëndrim.Ajo thotë se nuk ka informatë se kur do të vie ky projektligj në Kuvend por që do të vie dhe do të votojë siç mendon se është më mirë.

“Unë nuk e ndryshoj vendimin që e kam marr. Ka shumë që nuk pajtohen me mendimin tim, ka shumë që mendojnë si unë. Unë do të veproj ashtu siç mendoj se është më mirë. Ne nuk kemi informata se kur do të vie në Kuvend, po flasim me deputetë se kur do të vie Kodi Civil. Shpresoj të mos vie në Ramazan sepse do të ishte shumë irrituese por do të vie dita kur do të votojmë me për ose kundër por do të vie dita”, përfundon ajo./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë