Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati: Bedri Rexhepi u vra me gjakftohtësi dhe “kryekëput” për pasurimin e të akuzuarve

08/03/2023 - 18:06
në Kryesore, Lajme
A A
Avokati: Bedri Rexhepi u vra me gjakftohtësi dhe “kryekëput” për pasurimin e të akuzuarve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbrojtësi i palës së dëmtuar, avokat Besnik Berisha, gjatë dhënies së fjalës hyrëse ka thënë se vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi do të jetë njëri nga krimet që është motivuar “kryekëput” për pasurinë e të akuzuarve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu.

“Rasti që kemi para vetës nuk do të jetë i vështirë për tu gjykuar por do të jetë i vështirë për ta përjetuar, qoftë edhe si rrëfim, sikurse do të jetë njëri nga krimet që është gatuar me gjakftohtësi, i ekzekutuar me pabesi dhe i motivuar kryekëput për të pasuruar vetën e për t’i vrarë në shpirt familjen Rexhepi, e privuar nga jeta Bedri Rexhepin”, tha Berisha.

Sipas tij, vrasja e të ndjerit nuk kishte ndodhur rastësisht por i kishte paraprirë një plani të detajuar dhe me role të ndara, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Berisha tutje tha se të akuzuarit Vllasaliu kishin lakmuar që në xhepin e tyre të kishin 8 mijë euro më shumë duke privuar kështu nga jeta 39 vjeçarin Rexhepi, duke i pamundësuar krijimin e familjes të njëjtit.

Sipas Berishës, të akuzuarit Vllasaliu kanë sfiduar organet e drejtësisë për pothuajse 2 vite, herë duke luajtur viktimën, e herë duke bërë fajtorin e penduar.

“Do të provohet se krimi i kryer në pabesi e për përfitim material ishte veç njëri nga satisfaksionet e të akuzuarve, sepse ata përveç se ekzekutuan mikun në shtëpi, në pabesi, e tinëzisht sfiduan organet e drejtësisë për pothuajse dy vite, herë duke luajtur viktimën e herë duke bërë fajtorin e penduar, me shpresë se afati i masës së paraburgimit prej 18 muaj do të kalonte dhe së paku i akuzuari Jeton Vllasaliu do të ia hidhte këtij krimi, do të shijonte lirinë dhe do ia mbathte mbasi edhe nga ky vend ku sot e solli para drejtësisë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, prokurori i çështjes, Armend Hamiti, fjalën e tij hyrëse e dorëzoi në formë të shkruar, duke e elaboruar të njëjtën në pika të shkurta.

Sipas prokurorit Hamiti, aktakuza është e bazuar në ligj dhe prova konkrete dhe se në veprimet e të akuzuarve manifestohen të gjitha veprimet esenciale për veprat penale me të cilat ngarkohen.

Ai shtoi se për kryerjen e kësaj vepre penale ka ekzistuar dashja e të akuzuarve dhe se në fund të kësaj çështje do të vërtetohet se të njëjtin kanë kryer veprën penale të përshkruar si në dispozitiv të akuzës.

Në anën tjetër, mbrojtësit e të akuzuarve Vllasaliu, avokatët Alberina Foniqi dhe Shemsedin Pira, gjatë dhënies së fjalës së tyre hyrëse kanë thënë se gjatë shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet pafajësia e të mbrojturve të tyre.

Sipas avokates Foniqi, e cila në këtë çështje mbron të akuzuarin Jeton, aktakuza në fjalë është e paqartë dhe e ngritur mbi supozime në të cilën mungojnë elementet thelbësore të veprës penale “Vrasje e rëndë”, e gjithashtu edhe të veprës penale “Dëmtim i varreve apo kufomave”.

Tutje, ajo tha se gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor dhe pas administrimit dhe shqyrtimit të provave do të vërtetohet pafajësia e të akuzuarit Jeton.

“Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, e që pas administrimit dhe shqyrtimit të provave do të vërtetojmë pafajësinë e të pandehurit Jeton Vllasaliu dhe kemi shpresën dhe bindjen e plotë se gjykata do të vërtetojë drejt dhe ligjshëm këtë çështje dhe do të merr një vendim përfundimtar meritor dhe të ligjshëm”, ka thënë Foniqi.

Ndërkaq, avokati Pira tha se gjatë shqyrtimeve të ardhshme në të cilat janë propozuar 29 dëshmitarë dhe provat me të cilat pretendohet se do të vërtetohet bazueshmëria e aktakuzës do të shtjellohen dhe gjykata do të merr një vendim të drejtë dhe të ligjshëm sa i përket të mbrojturit të tij, Nexhatit.

Pas fjalës hyrëse, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyqi, ka ftuar të dëmtuarën Dardane Shyti, që të deklarohet në cilësi të dëshmitares, por e njëjta ka kërkuar që të dëgjohet për një ditë tjetër me arsyetimin se nuk është në gjendje të mirë emocionale.

“Unë nuk jam në gjendje me dëshmu, sot bëhen 23 muaj nga zhdukja e Bedriut, ose vrasja, nuk ndihem mirë emocionalisht”, ka thënë Shyti.
Në këto rrethana, mbrojtësi i të dëmtuarve, avokati Berisha, kërkoi nga gjykata që seanca e sotme të ndërpritet dhe e njëjta të caktohet për një ditë tjetër pasi që sipas tij, janë rrethana që vlejnë edhe për të dëmtuarit tjerë.

E këtë deklarim të avokatit Berisha e mbështeten edhe të dëmtuarit Vedat, Teuta dhe Adnan Rexhepi.

Lidhur me shtyrjen e seancës, nuk kishte kundërshtime nga palët e tjera, por i akuzuari Nexhat tha se është për të vazhduar seanca çka edhe ngjalli pakënaqësi tek të dëmtuarit.

“Pajtohem me thëniet e avokatit tim, mirëpo unë jam për me vazhdu seanca, nuk ka nevojë mem sha se unë jam i pafajshëm”, ka thënë i akuzuari Nexhat.

Pas një deklarimi të tillë në sallën e gjykimit është tensionuar situata, për çka gjykatësja Bytyqi këshilloi të dëmtuarit se duhet të u përmbahen rregullave edhe pse situata është shumë e ndjeshme.

Në këto rrethana, seanca e sotme u ndërpre dhe ajo e radhës u caktua të mbahet më 26 prill 2023.

Ndryshe, në seancën e sotme të akuzuarit janë deklaruar përsëri të pafajshëm për veprat penale që u vihen barrë.

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e 14 nëntorit 2022.

Ndryshe, seanca fillestare për këtë rast e paraparë të mbahej më 25 tetor të këtij viti ishte shtyrë me kërkesë të mbrojtjes. Ata kishin kërkuar këtë shtyrje me arsyetimin se lënda është voluminoze dhe se nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1.6 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në aktakuzë thuhet se prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, të pandehurit Vllasaliu në bashkëkryerjeje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin, Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

Sipas akuzës, ata fillimisht i kishin ndarë rolet dhe planifikuar veprimet dhe Jeton Vllasaliu duke shfrytëzuar besimin që i dëmtuari/i ndjeri Rexhepi kishte ndaj tij, e vë në lajthitje të njëjtin, ashtu që duke filluar nga 9 janar 2021, i kishte ofruar për shitje dy vetura, një “Range Rover” dhe një “BMË X3”, për vlerën prej 30 mijë euro.

Tutje, thuhet se gjatë realizimit të planit te tyre, i pandehuri Jeton, më 8 prill 2021 të dëmtuarin Rexhepi e dërgon në fshatin Vllasali në shtëpinë e të pandehurit Nexhat ku paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij.

Pas kësaj, aktakuza thotë se i pandehuri Jeton në mënyre tinëzare duke e ngufatur e privon nga jeta Rexhepin, duke menduar se ka me vete shumën e të hollave dhe atë në vlerë prej 30 mijë euro, siç edhe ishin marrë vesh për shitjen e veturave.

Mirëpo, sipas aktit akuzues pas vrasjes tek viktima kishte gjetur vetëm shumën prej 8 mijë euro që i ka ndarë me të pandehurin Nexhat Vllasaliu. Pastaj, thuhet se kufomën e të ndjerit e dërgon në katin e tretë të shtëpisë dhe në pamundësi për ta varrosur e kishte mbështjellur kokën e tij me qese të zezë të najlonit, kurse tërë trupin me perden e shtëpisë së të pandehurit Nexhat dhe e kishte lidhur me një litar.

Tutje, thuhet se veturën e të ndjerit Rexhepi e kishte dërguar në arat e fshatit Sushicë-Janjevë dhe nga aty, i pandehuri Jeton i kishte telefonuar të pandehurit Nexhat, i cili pastaj e kishte marrë me veturën e tij në rrugën që dërgon tek vendi ku e kishte lënë automjetin e të ndjerit.

Në vazhdim të aktakuzës, thuhet se në këtë mënyrë, i pandehuri Nexhat do të merrte pjesë në kryerjen e veprës dhe atë duke tentuar t’i humb gjurmët e kryerjes së veprës, ashtu siç edhe ishte planifikuar më herët.

Sipas aktakuzës, të nesërmen herët në mëngjes më 9 prill 2021, së bashku shkojnë në shtëpinë e tyre në fshatin Vllasali tek vendi ku ishte kufoma dhe në bashkëkryerjeje e dërgojnë në vendin kodrinor-malor të quajtur Mali i Madh në Vllasali, ku i pandehuri Nexhat e kryen veprimin siç e kishin planifikuar më herët, për zhdukjen e kufomës duke e varrosur dhe duke i fshehur edhe gjurmët deri më 30 shtator 2022, kur janë gjetur mbetjet mortore që besohet se janë të të dëmtuarit Rexhepi.

Të njëjtit, po ashtu ngarkohen me veprën penale “Dëmtim i varreve apo kufomave”, nga neni 413, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, të pandehurit Vllasaliu më 9 prill 2021, rreth orës 06:00 në fshatin Vllasali Novobërdë, në bashkëkryerjeje me qëllim të fshehjes së gjurmëve për veprën e kryer penale e kanë fshehur kufomën e tani të ndjerit Rexhepi, duke e varrosur në një vend që nuk është vendvarrim, gjegjësisht në vendin e quajtur Mali i Madh në Vllasali.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë