
Qendra tregtare “Prishtina Mall” sot po mban ceremoninë hapëse në praninë e disa figurave të rëndësishme politike, raporton Veriu.info.
Njëri nga aksionarët e kësaj qendre, Skender Bajrami, pronar i autosallonit “Alberti” u arrestua nën dyshimin e veprës penale fajde por u lirua shpejt me masë të veçantë.
Ani pse njëri nga aksionarët u arrestua për fajde, kjo nuk e ka ndaluar presidenten e vendit Vjosa Osmani që të marrë pjesë në këtë ceremoni.
Por njëjtë si presidentja Osmani nuk ka vepruar edhe kryeministri, Albin Kurti.
Kurti nuk ka marrë pjesë në këtë ngjarje.
Nga gjithsej 15 të arrestuarve, vetëm pronari i “Albertit”, aksionar i “Prishtina Mall” u lirua me masë të veçantë për të mos iu afruar të dëmtuarve.











