Vetëm pak ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Rusia do të ndërtojë më shumë nëndetëse bërthamore.
“Për të garantuar sigurinë e vendit tonë për dekada”, shpjegoi Vladimir Putin vendimin e tij.
Putin e bëri këtë deklaratë në ceremoninë e vënies në punë të nëndetëses së re me energji bërthamore të flotës, Gjenerali Suvorov.
Deklarata vjen në një kohë kur vëzhguesit e huaj pretendojnë se taktikat e vjetra sovjetike, të stilit të Luftës së Ftohtë, tashmë janë duke u zhvilluar.
Vëzhguesit dhe inteligjenca thonë se Moska ka nëndetëse bërthamore tashmë pranë brigjeve të SHBA-së.
“Ka indikacione se nëndetëset bërthamore janë në afërsi të brigjeve të Shteteve të Bashkuara dhe në Detin Mesdhe dhe gjetkë në periferinë evropiane,” tha Michael Peterson, drejtor i Institutit të Kërkimeve Detare Ruse.
Vëzhgimet e muajve të fundit tregojnë një tendencë të ngjashme, thonë në SHBA. Ka raporte se, përveç flotës masive bërthamore të Rusisë në Detin e Zi, Moska ka nëndetëse bërthamore në Detin Mesdhe dhe pranë brigjeve të Shteteve të Bashkuara.
Akoma më shqetësuese, thonë disa ekspertë ushtarakë, është mungesa e informacionit të amerikanëve.
“Vitin e kaluar, nëndetësja Severodvinsk u vendos në Oqeanin Paqësor. Në të njëjtën kohë, një nëndetëse tjetër e së njëjtës klasë u vendos në Detin Mesdhe. Përsëri, në të njëjtën kohë, një nëndetëse e tretë ishte në rrugën e saj për t’u vendosur në Oqeanin Atlantik”, tha gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Glenn Van Herc.Prodhimi i nëndetëseve bërthamore në Rusi aktualisht është ngadalësuar, por nuk është ndalur. Lufta në Ukrainë disi ka “përzier letrat ” në planet ruse për shkak të buxhetit.
Megjithatë, pavarësisht luftës në Ukrainë, vendosja aktuale e nëndetëseve ruse në mbarë botën po shqetëson Pentagonin.











