Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e aprovoi sot në lexim të parë vendimin final për heqjen e vizave për shtetas të Kosovës.
Ndaj këtij vendimi reagoi sot edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili theksoi se, i cili theksoi se BE-ja hodhi sot hapin, të cilin e kishte vonuar padrejtësisht për vite me radhë.
“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës! Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian”, shkroi Rama në Facebook.











