Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se nuk pritet që me datën 18 mars të ketë cermoni të nënshkrimi në Ohër.
Ai deklaroi se nuk do të ishte serioze të pretendohej se ka një marrëveshje kur nuk jemi në gjendje t’i përgjigjemi pyetjes se si do të zbatohet marrëveshja
” E di, e di. Hapi i parë ishte të pajtoheshim për propozimin dhe gjashtë muaj më parë nuk do të vinit bast se do të ishim ku tani jemi. Hapi i dytë është finalizimi dhe finalizimi do të thotë ta dimë se si ajo do të zbatohet. Nuk do të ishte serioze të pretendoja për ju apo për publikun se kemi marrëveshje, kur nuk jemi në gjendje t’i përgjigjemi pyetjes se si do të zbatohet marrëveshja. Dhe hapi i tretë është formalizimi, se si do ta miratojmë dhe se çfarë nënshkrimi do të jetë, kur apo në cilin vend do të ndodhë. Kështu që ka disa ide dhe ne do t’i diskutojmë, pro siç e thashë ky është hapi i tretë. Unë nuk pres ndonjë ceremoni nënshkrimi në Ohër, sepse ka shumë palë të cilat po mbështesin këtë proces dhe besojmë se do të ishte e drejtë që edhe ata të ishin pjesë e kësaj” deklaroi Lajçka në ATV raporton Gazeta Blic.












