
Çështja e formimit të Asociacionit është tema më e nxehtë politike kohët e fundit jo vetëm në vendin tonë.
Mendimet pro dhe kontra formimit të Asociacionit tashmë ka kohë që kanë dalë në sipërfaqe.
Kundër formimit të Asociacionit ka dalë edhe këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme, Lorik Lipoveci, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Lipoveci ka shkruar se me Asociacion kufiri vjen tek “Albi Mall”.
“Me “Asociacion” kufiri vjen te “Albi Mall”!
Serbët aktualisht kanë tri lloje të drejtave tani të garantuara;
1. Të drejtat kushtetuese ( vendet e rezervuara, të drejtën për veto në ligjet me interes vital)
2. Të drejtat e minoritetit me akte/konventa ndërkombëtare.
3. Të drejtat e zgjeruara me Ligjin për Vetqeverisje Lokale.
Nëse e marrin Asociacionin ( i cili është i trashëguar nga 2013) atëherë kemi të bëjmë me autonomi të zgjeruar.” – ka shkruar Lipoveci./Veriu.info/












