
Vitin e kaluar ishte bërë shpallja e tenderit për blerjen e makinës për pastrimin e Liqenit Akumulues nga komuna e Mitrovicës, ku ishte shpallur fituesi.
Sipas procedurave tenderuese kjo makinë ishte dashur të vije vitin e kaluar në Mitrovicë, por që nuk arriti deri para një javë, duke u tejkaluar kështu afatet e parapara.
Kur arriti iu dha shumë pompozitet nga komuna e Mitrovicës, por që një fakt u fsheh nga publiku, se parat për pagimin e saj nuk janë gati akoma në dispozicion.
Veriu info mëson se me buxhetin e vitin të kaluar ishin paraparë rreth 100 mijë euro, por që për shkak të vonesës së arritjes së saj, rreth 70 mijë euro kanë shkruar në suficit në fund të vitit. Sipas burimeve të Veriu nfo ky ështh versioni i prezantuar dje në Komitetin për Politikë dhe Financa.
Veriu info mëson se në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa është ngritur teoria, se kjo makinë komunës teknikisht do t’i kushtoj 170 mijë euro, kjo pasi që 70 mijë euro nga mjetet e parapara vitin e kaluar kanë shkuar suficit në buxhetin e konsoliduar ty nivelit qendror.
Tash komunës po i duhen mjete të reja financiare për pagimin e faturës për furnizim me këtë makinë për pastrimin e Liqenit Akumulues. Mjetet financiare për kryerjen e pagesës për makinën pastruese do të tentohet të sigurohen përmes pikës për bartjen e të hyrave vetanake të vitit 2022. Edhe nëse kalohet ky proces në seancën e radhës të Kuvendit Komunal, do të duhet 2-3 javë që të kthehet ligjshmëria e vendimit nga MAPL, e tek pastaj të procedohet me pagesën eventuale të saj./Veriu info










