Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

CNN jep alarmin: Pushtimi i Ukrainës çështje ditësh, ushtria ruse po pret urdhrin

07/02/2022 - 14:12
në Kryesore, Lajme
A A
CNN jep alarmin: Pushtimi i Ukrainës çështje ditësh, ushtria ruse po pret urdhrin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sipas imazheve satelitore të publikuara nga një kompani teknologjike me bazë në SHBA, ushtria ruse ka avancuar forcat ushtarake në disa zona në Bjellorusi, një lëvizje që ka të ngjarë të shqetësojë Ukrainën dhe NATO-n mes frikës se Kremlini po planifikon një inkursion në territorin ukrainas, shkruan CNN.

Imazhet janë në përputhje me videot e postuara së fundi në rrjetet sociale që tregojnë forcat ruse duke lëvizur në Bjellorusi dhe duke krijuar kampe  20 milje larg nga kufiri ukrainas. Disa nga imazhet tregojnë aeroportin Luninets të Bjellorusisë, ku janë vendosur  avionët luftarakë rusë, të quajtur Union Resolve 2022, sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400 dhe avionët Su-25.

Ekspertët ushtarakë, besojnë se akumulimi i forcave ruse pranë kufirit ukrainas tani duket se po hyn në një fazë të re: në një sulm më të afërt.

Në videot e postuara në rrjetet sociale shihet një pjesë e sistemit rus të armëve duke u zhvendosur pranë rajonit Bryansk, në kufi me Ukrainën. Sipas CNN, forcat ruse po lëvizin edhe në rajonin e Kurskut, i cili ndodhet 100 kilometra nga kufiri ukrainas. Artileria në rajonin e Moskës tani është shumë pranë kufirit me Ukrainën, duke mbuluar një distancë prej 400 kilometrash, raporton abcnews.al

“Ne besojmë se ekziston  mundësia që Vladimir Putin të urdhërojë një sulm ndaj Ukrainës.

“Ky sulm mund të jetë në forma të ndryshme. Mund të ndodhë nesër ose brenda disa javësh”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.

Gjithashtu sipas një deklarate të mëparshme të zyrtarëve amerikanë, Rusia kishte grumbulluar tashmë  70% të trupave të nevojshëm për të pushtuar Ukrainën.

Gjithashtu sipas imazheve, shihen forcat ruse që janë vendosur në një distancë nga vendi ku janë planifikuar stërvitjet, përfshirë në Rechitsa, një qytet bjellorus rreth 170 milje në lindje të Luninets, afër vendit ku takohen kufijtë e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës.

Forca e vendosura aty përfshijnë tanke dhe mjete të këmbësorisë. Grumbullimi masiv i trupave ka shkaktuar alarm tek liderët amerikanë dhe europianë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të enjten se dislokimi i Moskës në Bjellorusi është më i madhi që nga Lufta e Ftohtë.

Një diplomat europian e quajti grumbullimin e forcave një “shqetësim të madh”, duke vënë në dukje se kjo do të ishte pjesa që i mungonte Moskës për të nisur një sulm të shpejtë në kryeqytetin ukrainas , i cili është më pak se dy orë nga kufiri i Bjellorusisë./abcbnews.al

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë