Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-avokati nga Mitrovica i dënuar me burg mashtron sërish qytetarët, paraqitet si avokat pa licencë

11/03/2023 - 23:44
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-avokati nga Mitrovica i dënuar me burg mashtron sërish qytetarët, paraqitet si avokat pa licencë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bedri Çitaku deri para 15 vjetësh ishte avokat. Por, në vitin 2008, ishte zënë duke mashtruar qytetarët dhe duke legalizuar përmbajtje të pavërtetë, për çka ishte dënuar me nëntë vite burgim efektiv.

Në rolin e avokatit, ai kishte falsifikuar dokumente pronësore me qëllim të shitjes së rrejshme dhe përfitimit të dobisë pasurore, duke dëmtuar qytetarët me qindra mijëra euro.

Një vit pas shpalljes së aktgjykimit, atij i kishte ulur dënimi në shtatë vite burgim nga Gjykata e Apelit.

Si rrjedhojë, Çitaku ishte dërguar në vuajtje të dënimit në burg dhe licenca e avokatit iu kishte revokuar.

 

Pas vuajtjes së dënimit, Bedri Çitaku nuk e ka harruar zejen e tij. Ai ka hapur një zyre në Mitrovicë, ku pret palët për t’iu kryer shërbime, sikurse të ishte sërish avokat i licencuar.

 

“Çitaku: Alo

Gazetarja: A po flasë me Bedri Çitakun, avokatin?

Çitaku: Po, po urëdhno!

 

Gazetarja: Jam Alberta një kliente që desha me ardhë me u konsultu lidhur me një padi që dua ta inicioj. A mundesh me më njoftu për zyrën të lutna ku e keni?

Çitaku: Unë e kom tek “Xhamia e Madhe”, tek udhëkryqi, është “NLB-ja”, marketi dhe NUKA-të, pas tyre është një (nuk dëgjohet) Hydajete Mazhiqi shkruan është mbishkrimi, unë jam i pari aty, qe për një 15 minuta jam në zyre, se nuk jam në zyre për momentin.

 

Gazetarja: Okej, në rregull pra qe edhe unë po besoj për aq jam afër zyrës tuaj.

“Të faleminderit shumë”, ka thënë Çitaku në bisedë me gazetaren e emisionit.

 

Kjo bisedë dëshmon se Çitaku përgjigjet si avokat, ani se nuk është.

 

Emri i tij nuk figuron në listën e avokatëve në faqen e Odës së Avokatëve të Kosovës.

 

Për qëllim të hulumtimit, ekipi i emisionit “Betimi për Drejtësi”, ka inskenuar një situatë përmes së cilës do të shpërfaq mashtrimin e Çitakut përballë qytetarëve.

 

Gazetarja është paraqitur në rolin e një vajze, e cila ende pa i bërë një vit martesë kërkon të shkurorëzohet.

 

Për këtë, ajo kërkon përpilimin e një padie, pasi bashkëshorti nuk po pajtohet me ndarjen.

 

“Çitaku: Mundet me padi kur s’ka pëlqim për shkurorëzim.

Gazetarja: Paj një bisedë e kemi pas edhe s’ka dashtë, unë po du ai s’po don.

 

Çitaku: Ma tutje s’keni ndërmarrë kurrgjë kurrfarë veprime?

Gazetarja: Jo.

 

Çitaku: Qysh e ka mbiemrin.

Gazetarja: Ahmeti

 

Çitaku: Se Zhabarin krejt i njoh, qaty e kom pas shpinë, përpara asajde i rahshim ka shpija e jem po tash..

Gazetarja: Jo, jo jom ka du direkt me kry mos me zgjatë hiç as me ndërmjetësues as kurrgjë hiç.

Çitaku: Jo, jo me letra, na po flasim me kry shkurorëzimin me letra se me pleq ajo është çashtje tjetër unë s’po hi anej. Ju keni bo kurorë në Mitrovicë?

 

Gazetarja: Po.

Çitaku: E certifikata e kurorëzimit është e domosdoshme, certifikatat e lindjes tuaj.

 

Gazetarja: Çka duhet me pru unë dokumente për me bo padi?

Çitaku: Certifikatën e kurorëzimit dhe të lindjes dhe fotokopjen e letërnjoftimit.

 

Gazetarja: Okej, këto tria me i pru. Kur muj me t’i pru unë ato?

Çitaku: Mundesh kurdo sot, nesër.

 

Tutje, për ta përpiluar padinë ai vendos dhe një çmim, dhe kërkon që një shumë të paguhet qysh në fillim.

 

“Gazetarja: A mundemi me lanë një kohë nesër për me t’i pru unë dokumentet se nuk e di a e kom këto të martesës e s’po rrezikoj sot me të thanë një orë, ma mirë nesër.

Çitaku: Bon.

 

Gazetarja: Në sa ora?

Çitaku: Në ora 9

 

Gazetarja: Në ora 9 s’di a mundem me mbërri se kom me u lajmëru në punë. A e lajm në 10?

Çitaku: Po bon.

 

Gazetarja: Nesër a duna me të bo naj pagesë najsen a jo?

Çitaku: Zakonisht marrim diçka po lëshojmë vërtetim që i kemi marrë. Marrim diçka sa me dite po jon taksa 50 euro gjyqësore edhe 50, llogarite 100 euro merri.

 

Gazetarja: Pjesën tjetër kur të kryhet?

Çitaku: Po kur të kryhet edhe ashtu ia bëjmë.

 

Çitaku: Por më nevojitet edhe autorizimin.

Gazetarja: Autorizimin tem për me?

 

Çitaku: Autorizimin për me të përfaqësua.

 

Gazetarja: Okej, edhe për me inicu padinë.

Çitaku: E bëjmë kontratën tek noteri, po për çka do deri sa të kryhet kontestimi.

 

Gazetarja: E noteri sa lyp?

Çitaku: 12 euro”.

 

Gjatë procesit të hulumtimit, për ta sfiduar Çitakun, të nesërmen atij i është paraqitur një situatë tjetër.

 

Ai paraqitet si avokat vetëm për rastet civile, pasi në këto rastet keqinterpretohet Ligji i Procedurës Kontestimore, i cili përcakton se secila palë mund të përfaqësohet sipas autorizimit nga secili person.

 

Ndërsa, kur i kërkohet që të kryejë shërbime në fushën penale, Çitaku heziton të përfshihet. Atij i simulohet një kërkesë nga gazetarja që ta përfaqësojë si avokat edhe për t’u mbrojtur nga një aktakuzë e prokurorisë, kinse për kërcënim.

 

“Gazetarja: Më thanë hajde pas orës 1 me shku aty, me i marrë tona. A kishim mujt me vazhdu edhe me këtë rast me juve apo jo?

Çitaku: Jo unë i kom këto lamit civile, nuk i kom penale, këto lamit civile me letra.

 

Gazetarja: Qysh me civile?

Çitaku: Civile lamit të shkurorëzimit kontratat e shitblerjet këto lamit civile pronësore, civile që?

 

Gazetarja: A s’merren avokat edhe me këto a?

Çitaku:A?

 

Gazetarja: A s’merren avokat edhe me këto a?

Çitaku: Paj të tjerët merren edhe me to, unë ma tepër merrem me lamit civile dhe ekonomike, këtë lamin e kom ma tepër të specializume dhe me njohin tanë për këtë lami, me gjykatë e me krejt. Po bisedoj ose po mundohem se kjo çika qetash vjen e me shku me këtë Hiden (nuk kuptohet) se është element për shkurorëzim që i shërben atij, në favor të tij”.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Mashtrimet në emër të avokatëve”, i cili transmetohet në KTV, TVArta dhe Betimi për Drejtësi./BetimipërDrejtësi

Lexo lajmim e plotë dhe kronikën me VIDEO KËTU

 

 

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë