Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në dy vjetorin e zgjedhjes në krye të LDK-së, Lumir Abdixhikut i shkojnë në zyre familja e Ibrahim Rugovës

15/03/2023 - 13:51
në Lajme
A A
Në dy vjetorin e zgjedhjes në krye të LDK-së, Lumir Abdixhikut i shkojnë në zyre familja e Ibrahim Rugovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në dy vjetorin e zgjedhjes në krye të këtij subjekti, ka pritur mysafir të veçantë në zyrën e tij.

Ai ka thënë se është nderuar nga vizita e zonjës Fana Rugova, bashkëshortes së Ibrahim Rugovës, vajzës së tij Teutës dhe djalt Ukës.

“Nga zonja Fana pranova dhe një dhuratë tejet të çmueshme e domethënëse për mua; një kristal guri; të njëjtin që Presidenti Rugova e mbante për më të veçantë, atë që e kishte dërguar tek Presidenti Klinton e Papa Gjon Pali i Dytë, si shenjë Kosove. Mes emocionesh e kujtimesh të shumta mbi gjithë historinë e familjes sonë politike, i njoftova për punët tona tani”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Dy vjet më parë, delegatët e Kuvendit të LDK-së, më dhanë përgjegjësinë dhe njëkohësisht nderin më të madh jetësor, atë të udhëheqjes së formacionit të parë pavarësist e demokratik në Kosovë, shtëpisë së madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë përvjetor të dytë, u nderova nga vizita e zonjës Fana Rugova, bashkëshortes së Presidentit Rugova, dhe vajzës së tij Teutës e djalit Ukës. Ishte kjo vizita e parë e zonjës Fana në selinë qendrore të partisë.

Nga zonja Fana pranova dhe një dhuratë tejet të çmueshme e domethënëse për mua; një kristal guri; të njëjtin që Presidenti Rugova e mbante për më të veçantë, atë që e kishte dërguar tek Presidenti Klinton e Papa Gjon Pali i Dytë, si shenjë Kosove. Mes emocionesh e kujtimesh të shumta mbi gjithë historinë e familjes sonë politike, i njoftova për punët tona tani.

Dy vitet e shkuara shënuan rikthimin e madh të Lidhjes sonë. E nisëm në një moment të vështirë; dëgjuam, ndryshuam, vepruam mbarë. Qëndruam fort, ecëm drejtë e treguam përgjegjësi për vendin në çdo hap tonin. Mes nevojës së pashmangshme për hapje e reformë, gjetëm dhe unitetin e brendshëm e përfaqësimin e denjë jashtë. Nderuam të shkuarën, por vendosëm të ndërtojmë të ardhmen. Prandaj fituam zgjedhjet lokale; fituam më të rëndësishmen për ne – besimin e qytetarëve tanë.

Sot, LDK ka rigjetur veten mes njerëzve të shkëlqyeshëm të këtij vendi. Ka rigjetur veten mes veprimtarëve e veprimtareve që vazhdojnë të ndërtojnë rrugën e nisur 33 vjet më parë nga patriotë të mëdhenj të kohës. Kjo rrugë gjithsesi s’bëhet më e lehtë, e me çdo rritje tonën ajo bëhet edhe me më shumë përgjegjësi. Por kjo rrugë e jona mbetet e paalternativë. Lidhja është e fortë. Idetë tona janë të kohës. E shkuara jonë është historike. Të ardhmen do ta bëjmë vet ne. Dhe kjo e ardhme është e bukur.

Sepse Kosova meriton më mirë.

Sepse Kosova mundet më shumë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë