
Hashim Thaçi gjatë tërë jetës së tij ishte në aktivitet politik dhe ushtarak për çlirimin e Kosovës, pavarësinë e saj dhe ndërtimin e shtetit, duke rrezikuar jetën e tij dhe të familjes para luftës dhe duke u angazhuar aktivisht pandërprerë pas luftës.
Karrierën e tij e kanë lakmi shumë, por pak persona kanë kurajë të thonë që janë në rrugën e tij, sepse tashmë çlirimi dhe pavarësia ka ndodhur dhe kthimi në kohë është i pamundshëm.
Vendlindja e tij Buroja e Skenderajt, ishte vend i rezistencës ndër breza e sidomos në luftën e fundit.
Është më shumë se qesharake të thotë dikush se është në rrugën e tij, pra, sepse është i pamundshëm edhe kthimi në kohë për të kaluar nëpër të njëjtat procese.
Por kështu nuk mendon edhe Valon Brahimi, drejtor i Inspeksionit në komunën e Mitrovicës, i cili mendon se është në rrugë të duket sikurse Hashim Thaçi. Valon Brahimi vjen nga fshati Kçiq i Mitrovicës, vendbanim i cili nuk ka qenë zonë e kontrolluar nga UÇK-ja gjatë luftës.

Foto: Valon Brahimi
Ai ka publikuar një foto duke ecur, duke e shoqëruar me këto fjalë: “Nëse keni marrë rrugën e gabuar, mund të ktheheni. Nëse thoni fjalën e gabuar, nuk mund të bëni asgjë.”
Një person i ka shkruar në koment: “Njeherit mu doke si i madhi H.Thaqi”, përderisa Valon Brahimi ka treguar se pajtohet me komentin e tij, duke i replikuar kështu: “Musli Gashi N’qatë rrugë jam”.













