Një objekt banesor është nisur të ndërtohet në rrugën “Mbretëresha Teutë”, pas rrënimit të një shtëpie që ishte aty.
Por duket se ndërtuesi i objektit banesor, po iu krijon pengesa qytetarëve në lëvizjen e tyre.
Qytetari H. Bekteshi ka dërguar foto në Veriu info, duke treguar se si kjo kompani ka bllokuar trotuarin e rrugës, duke vendosur si pengesa disa rrethoja.
Ai thotë se e ka lajmëruar policinë, duke iu kërkuar që ta njoftojnë edhe komunën me për këtë uzurpim të pronës publike.
Ndryshe, lirimi i hapësirave publike është kompetencë e Drejtorisë së Inspeksionit të komunës./Veriu info













