Ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, i ka vdekur sot motra.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i Mustafës, Besniku, përmes një statusi në Facebook.
“Të dashur familjar dhe miq, me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë më e dashura jonë halla Naxhije Mustafa Pervetica. Varrimi i të ndjeres bëhet sot në varrezat e Prishtinës në Arbëri-Dragodan në ora 14:40!”, ka shkruar Mustafa.












