Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar pas marrëveshjes së Ohrit, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, shkruan Veriu.info.
Krasniqi ka shkruar se Kurti ka mundur ta kushtëzojë Vuçiqin, duke mos pranuar asgjë pa marrëveshje.
Postimi i plotë:
Albin Kurti po thotë se Vuçiqi nuk ka pranue me nënshkrue. E qartë. Vuçiqi i ka treguar arsyet e veta pse nuk nënshkruan. Ai ka thënë se nuk e pranon Kosovën si shtet, prandaj nuk nënshkruan asgjë. Po ti pse bre bac nuk e ke kushtëzue? Ke mujtë me thanë nuk pranoj asgjë pa nënshkrime. Bile ke mujtë me e rikthye në kuvend atë marrëveshjen e vjetër për ta ç’ratifikuar. Ankesat në opozitë edhe mund të kryejnë punë. Ama ankesat kur je në qeverisje, duken si justifikime të mjera.












