Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qerkini kritikon ashpër Qeverinë: Nuk janë seriozë, nuk u dhimbset shpirti ynë

20/03/2023 - 20:18
në Lajme
A A
Qerkini – Kurtit: Po na dhemb zemra qysh ndryshove prej se je hypë në atë karrige
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

24 vjet pas luftës së fundit në Kosovë, dhimbjet e familjarëve për të afërmit e tyre janë të freskëta. Janë mbi 1600 persona, fati i të cilëve nuk dihet si pasojë e luftës. Sa më shumë që kalon koha, dhimbja e familjarëve të cilët kërkojnë “pak dritë” për të dashurit e tyre shtohet.

“Është zotimi ynë si qeveri e Republikës së Kosovës që nëse ka një gjë që nuk pret, ajo është çështja e të pagjeturve, të atyre që u zhdukën me dhunë”, ishte një nga premtimet e kryeministrit Albin Kurti, në vitin 2021.

I dëshpëruar me partinë në pushtet, sikurse me të gjitha partitë që qeverisën Kosovën pas lufte, është shprehur kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini.

Si çdo Qeveri tjetër, Çerkini nuk e ka kursyer as aktualen, duke e kritikuar ashpër e duke dërguar mesazh të qartë te ta. I dëshpëruar edhe nga kjo qeverisje sa i përket personave të pagjetur, ai thotë se besimin e kanë të humbur te ta.

“E di kur është fjala për persona të pagjetur nuk janë serioz, nuk iu dhimbset as shpirti jonë që 24 vjet që po hjekum, nuk janë aspak duke na besu çfarë dhimbje kemi që 24 vjet, nuk i besojnë as të gjallëve, i mbajnë peng edhe të gjallët, edhe ata që na kanë shku, edhe ata që kanë dhënë jetën për liri, çfarë të them unë çfarë vendimi kanë marrë, nuk besojmë shumë”, ka thënë ai për Portalin Dukagjini.

Po ashtu, ai e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mosinformim të duhur sa i përket diskutimeve që janë bërë me 18 mars në Ohër, për çështjen e të pagjeturve.

“Kemi pritë që do të takohemi dhe të na tregojnë, se çfarë ka ndodhë, ose çfarë e kanë njet të bëjnë, ose çka është vendos për varrezat masive të cilat dihen. As përpara takimi në Ohër, as pas, nuk na kanë tregu asgjë, jemi informuat vetëm prej mediave”, ka thënë ai.

I dëshpëruar, por pa u dorëzuar asnjëherë, Çerkini shprehet se “po bëhet lojë me personat e pagjetur”, teksa përfundon duke thënë “më thirrni kur të doni për të pagjeturit, në këtë çështje jemi bashkë”.

Se për çfarë është diskutuar në Ohër, në kuadër të dialogut, Kosovë – Serbi, sa i përket personave të pagjetur, mediumi ka kontaktuar me Kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i cili ka thënë se kërkesat e palës kosovare kanë qenë të shumta duke caktuar edhe afat kohor që brenda 12 muajsh të zgjidhet kjo çështje. Hoti tha se nga pala serbe kanë hasur rezistencë të madhe në këtë pikë.

“Në fakt kërkesat e Kosovës kane qenë te shumta sa i përket çështjes se personave te zhdukur, duke i përfshi edhe afatet kohore qe brenda 12 muajve te marre epilog zgjidhja e fatit te personave te zhdukur, fatkeqësisht disa herë kemi pas rezistencë te madhe ne këtë pikë. E vërteta është qe dje është arritur një marrëveshje ne te cilën Serbia ka hezituar te nënshkruaj, por që garanti do te jete Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.

Sipas tij për shkak të presionit të madh nga Kosova, është arritur të përfshihet çështja e personave të zhdukur në aneksin e planit të zbatimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi.

“Në kuadër te kësaj marrëveshje, ne fakt ne kuadër te aneksit ne kemi arritur pas një imponimi te madh, te përfshijmë çështjen e personave te zhdukur si çështje e veçantë dhe me urgjencë. Kjo pikë i referohet deklaratës se Brukselit, ne te cilën kemi punuar tash e 1 vit e gjysme”, ka thënë Hoti.

Ajo pjesë e marrëveshjes sipas Hotit, përfshin marrjen e informacioneve të klasifikuara nga Serbia.

“Në të, përveç tjerash përfshihet marrja e informacioneve te klasifikuara nga Serbia, si dhe trajtimi i dinjitetshëm i personave te zhdukur me force”, tha Hoti.

Në aneksin e planit të marrëveshjes Kosovë – Serbi, është një pikë u flitet për personat e zhdukur.

“Palët bien dakord të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si çështje urgjente”, thuhet aty.

Se a do të ketë gatishmëri nga Serbia që ta zgjidhë këtë çështje, mbetet të shihet kur të filloj zbatimi i planit të marrëveshjes Kosovë – Serbi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë