Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Asociacioni, Kurti, Vuçiqi”: Krejt çka thanë Blinken, Escobari e Hovenier për marrëveshjen e Ohrit?

20/03/2023 - 22:49
në Kryesore, Lajme
A A
“Asociacioni, Kurti, Vuçiqi”: Krejt çka thanë Blinken, Escobari e Hovenier për marrëveshjen e Ohrit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë ditës së sotme, amerikanë kanë qenë në aksion. Më saktësisht, diplomatët më të lartë amerikan që kanë lidhje me Kosovën dhe jo vetëm. Nga sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, te Gabriel Escobar, i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, te Jeff Hovenier, ambasador i ShBA-së në Kosovë, kanë folur rreth marrëveshjes së Ohrit, e cila u dakordua mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

I pari që foli gjatë ditës së sotme ishte z. Blinken, i cili e vlerësoi marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë si “përshpejtuese” të rrugës së dy vendeve drejt anëtarësimit në BE.

“Ne përgëzojmë Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës për lidershipin e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Përmbushja e detyrimeve të Kosovës dhe Serbisë sipas Marrëveshjes Themelore, si pjesë e përkushtimit të qëndrueshëm për pajtim, do të sigurojë mundësi të rëndësishme për njerëzit e të dy vendeve dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.” – deklaroi sekretari Blinken, raporton The Pavlovic Today.

Më i gjatë në lidhje me marrëveshjen ishte Escobar. Në një diskutim virtual me gazetarë, diplomati i lartë amerikan u shpreh se pajtimi i arritur në Ohër është marrëveshje “ligjërisht e obligueshme”.

“Rruga evropiane (e të dyja vendeve) është jashtëzakonisht e kushtëzuar nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje” – u shpreh z. Escobar në fjalën e tij.

Madje, z. Escobar e quajti marrëveshjen e Ohrti si “historike”.

“Dua të filloj duke thënë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të lumtura për të mirëpritur këtë marrëveshje të rëndësishme dhe historike. Ai vendos kushtet për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sipas kushteve evropiane, dhe në këtë drejtim u desh shumë guxim politik dhe shumë vizion nga presidenti serb Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Kurti për të arritur këtë marrëveshje.” – deklaroi z. Escobar.

Pas kësaj deklarate, Escobar foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Epo, ideja se si duket Asociacioni i komunave me shumicë serbe s’i takon Shteteve të Bashkuara; i takon popullit të Kosovës, në bisedim me Serbinë. Por besimi ynë është se duhet të jetë një që u shërben interesave të popullit të rajonit, që funksionon mirë për të dyja palët, që u mundëson serbëve etnikë të marrin pjesë plotësisht në jetën qytetare dhe demokratike të Kosovës, por edhe një që nuk e cenon strukturën kushtetuese të Kosovës apo të ndikojë në funksionalitetin e saj.” – tha z. Escobar.

Tutje, amerikani theksoi se ka shumë modele e opsione në lidhje me Asociacionin.

“Pra, brenda kësaj, ka shumë modele dhe ka shumë opsione. Dhe ne shpresojmë të kemi biseda me të dyja palët për të arritur në një opsion reciprokisht – jo vetëm të pranueshëm, por reciprokisht tërheqës.” – vlerësoi ai.

Ndërsa ambasadori Hovenier shkroi një cicërim në profilin e tij zyrtar në Twitter, ku tha se zbatimi i marrëveshjes është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.” – ka shkruar Hovenier, derisa ka shpërndarë edhe një cicerimë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinknen.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë