Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Marrëveshja e Ohrit, dykuptimësi e paqartësi – interpretimi i nenit 7 për vetëmenaxhimin e serbëve

21/03/2023 - 10:05
në Kryesore, Lajme
A A
Marrëveshja e Ohrit, dykuptimësi e paqartësi – interpretimi i nenit 7 për vetëmenaxhimin e serbëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Takimi i 18 marsit në Ohër përfundoi me marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, por pa nënshkrimin e saj.

Megjithatë, SHBA-të e BE-ja kanë thënë se ajo duhet të nisë zbatimin menjëherë edhe pse nuk është nënshkruar.

Lidhur me marrëveshjen apo aneksin për zbatimin e planit evropian, për Gazeta Blic ka folur Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Ai thotë se ajo karakterizohet nga dykuptimësitë në gjuhë dhe substancë dhe se nuk ka qartësim siç do të duhej të kishte në këtë e as nuk ka afate kohore të sakta për secilën pjesë.

“Marrëveshja e Ohrit apo Aneksi për zbatimin e marrëveshjes edhe në këtë rast karakterizohet nga dykuptimësitë në gjuhë dhe substancë. Në vend që të kishte qartësim më të madh të gjuhës dhe afate kohore të sakta për secilin pikë, ky Aneks vetëm në dy pika ka të përcaktuar afate kohore, dhe në pikat tjera nuk ka afate kohore për implementim. Aneksi lë shumë për të dëshiruar për arsyet e cekura më lart.

Megjithatë, është e rëndësishme që Aneksi në njëfarë forme e bën të detyrueshme zbatimin e marrëveshjes bazë në tërësi e që krijon një rrethanë të re të raporteve me Serbinë. Si tërësi, konsideroj që plani i zbatimit është dashur të jetë më preciz, gjë që do ta bënte implementimin e tij me të parashikueshëm”, thekson ai.

Si përfitime sipas Fetahut mund të jetë avancimi i raporteve me Serbinë në nivelin e njohjes ‘de facto’, pastaj njohja e simboleve shtetërore, integritetit territorial të shteteve, targave, diplomave, certifikatave dhe fakti që Serbia nuk do ta pengojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Përfitimet për Kosovën mbetet të shihen në të ardhmen. Por, përfitimet janë te pika ku thuhet që nenet e marrëveshjes bazë bëhen të obligueshme me këtë aneks. Në këtë rast, përfitimet më të mëdha është avancimi i raporteve me Serbinë në nivelin e njohjes ‘de facto’ bazuar në parimet universale të së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve mes shteteve. Si njohja e simboleve shtetërore, integritetit territorial të shteteve, pastaj njohjes së targave, diplomave, certifikatave, etj. Dhe, një nga përfitimet më substanciale është mospërfaqësimi i njëra-tjetrës në arenën ndërkombëtare, dhe zotimi që Serbia nuk e pengon Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, vlerëson ai për Gazeta Blic.

Ndërsa, lidhur me nenin 7 të këtij plani, lidhur me vetëmenaxhimin e serbëve, ai thekson se ka nevojë për sqarim dhe lë hapësirë për interpretim kjo fjalë, teksa shton se vetëadministrimi është më pak se vetëqeverisja, por duhet të shihet a do të implementohet me këtë asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Edhe në këtë rast ka hapësirë për interpretim te fjala e ‘duhur’ apo vetëmenaxhim i duhur i serbëve, edhe këtu duhet qartësim preciz në bazë të modeleve evropiane. Nuk shoh diçka të re tek ky nen krahasuar me planin e Ahtisaarit dhe marrëveshjeve të së kaluarës, dhe referimi te marrëveshjet e së kaluarës është marrëveshja e 2013-ës qe ju ofron serbëve të Kosovës një instancë të re të vetëqeverisjes. Në aspektin semantik gjuhësor vetëadministrimi është më pak se vetëqeverisja, por duhet ta shohim se si do të implementohet në terren dhe a do të ketë referim 100% tek Marrëveshja e Parimeve së 2013-ës, ku 6 pika të kësaj marrëveshjeje flasin për krijimin e Bashkësisë se Komunave me Shumicë Serbe”, deklaron Arbër Fetahu.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti do të raportojë të enjten në Kuvend lidhur me takimin e Ohrit, derisa këtë e ka kërkuar edhe opozita, e cila përpos AAK-së, e ka kundërshtuar marrëveshjen e arritur.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë