Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka shprehur shqetësim për punëtorët shëndetësorë të diagnostikuar me Covid-19, shkruan Veriu.info.
Haxhiu ka thënë se punëtorët shëndetësorë pas 5 ditësh te infektuar me Covid-19 janë të obliguar t’i kthehen punës, nga udhëheqja aktuale e SHSKUK-së, ndryshe ditët tjera do iu kompensohen nga pushimi vjetor.
Deputeti Haxhiu tutje ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-se dhe Ministrisë së Shëndetësisë
Postimi i plotë:
Pyetje për Ministrinë e Shëndetësisë:
A jeni në dijeni se udhëheqja aktuale e SHSKUK-së është duke i detyruar punëtorët shëndetsorë të diagnostikuar me COVID-19 që të dalin në punë 5 ditë pasi që kanë rezultuar pozitiv.
Pavarsisht gjendjes shëndetsore të punëtorëve shëndetësorë të diagnostikuar me COVID-19 pozitiv dhe me simptoma ata janë të detyruar të paraqiten në punë.
Sipas menaxhmentit të SHSKUK-së nëse punëtorët shëndetësorë nuk paraqiten në punë pas ditës së pestë që kanë rezultuar pozitiv edhe pse janë me simptoma atyre u hiqen ditët nga pushimi vjetor.
Ky vendim i menaxhmentit të SHSKUK-së është në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-se dhe Ministrisë së Shëndetësisë, është shkelje edhe ligjit të punës.












