Në raportin e publikuar nga Kuvendi i Kosovës shihet saktë se sa ka marrë secili deputet që nga viti 2011 kompensim për udhëtim për mbulimin e shpenzimeve të derivateve, shkruan Veriu.info
Një nga këta deputet që ka përfituar një shumë maramendëse nga buxheti i shtetit është edhe deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i shëndetësisë Armend Zemaj.
Zemaj i ka marrë shtetit hiq më pak se 25 mijë euro, shkruan Veriu.info.
Në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2011, ish-ministri i Shëndetësisë shpenzonte 610 euro për dy muaj që të arrinte në seanca e komisione.
Ndërkaq, në vitin 212, Zemaj i LDK-së kishte shpenzuar 4,110 euro për një vit.
Më 2013-ën, Zemajt iu regjistruan shpenzime më të ulëta, prej 3,570 eurosh kompensim.
I njëjti më 2014-ën, periudhën kur reduktohen kompensimet dukshëm, përgjatë muajve janar-dhjetor ka harxhuar 1.440 euro.
Për vitin 2015, deputeti i LDK-së kompensohej me 3,270 euro.Gjatë 2016-ës, Zemaj mori 2,970 euro nga buxheti për një vit.Më 2017-ën, Zemajt i kishte kushtuar rruga për në Prishtinë 2.040 euro.
Ndërkaq, në tri vitet e fundit, ish-shefi i dikasterit të Shëndetësisë kompensohej si vijon: 2018-ën 2,700 euro, 2019-ën 2,280 euro, 2020-ën 210 euro dhe 2021-ën 1.800 euro./VERIU.INFO












