Kosova është ende duke u përballur me situatën epidemiologjike më Covid-19.
Por, sipas infektologut Valbon Krasniqi nuk është e lehtë të parashikohet se kur do të përfundoj pandemia.
“Kjo pyetje po na mundon të gjithëve jo vetëm neve në Kosovë ne po shpresojmë shumë që vala Omicron meqenëse nga aspekti i agresivitetit virusit duket që ka humbur aftësinë të shkaktoj forma të rënda të sëmundjes. Ende është shumë vështirë për të dhënë parashikime të sakta, por ne po shpresojmë për më të mirën, vaksinimi ka pasur ndikim jashtëzakonisht të mirë në parandalimin e spitalizimeve të pacientëve dhe parandalimit të sëmundjeve të rënda”, tha Krasniqi për Front Online.
Drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi ka një apel për të gjithë qytetarët e Kosovës për situatën me COVID.
Ai thotë se qytetarët duhet të vaksinohen dhe të respektojnë masat.












