Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Specialja del me detaje të reja lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

23/03/2023 - 23:00
në Lajme
A A
Avokatët e Speciales për zgjerimin e aktakuzës: Mbrojtja efektive e pamundur, po zvarritet procesi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep, ka bërë të ditur se Prokuroria e Specializuar në Hagë e ka konfirmuar se më 1 prill të vitit 2025 do të mbetet data e synuar për mbylljen e paraqitjes së provave për procesin gjyqësor në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ajo, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se ky vendim është marrë në konferencën e mbajtur më 20 mars mbi ecurinë e kësaj çështje gjyqësore. Sipas saj, aty u diskutua me palët për aspekte të ndryshme lidhur me zhvillimin e procesit me qëllim të përgatitjes së shpejtë për gjykim.

“Deklaratat hyrëse nga Prokuroria, mbrojtësi i viktimave dhe Mbrojtja janë planifikuar të mbahen me 3, 4 dhe 5 prill 2023, ndërsa paraqitja e provave nga Prokuroria është planifikuar të fillojë më 11 prill 2023. Ju lutemi kini parasysh se kërkohet regjistrim paraprak për anëtarët e medias ose publikut që dëshirojnë të përcjellin deklaratat hyrëse nga galeria publike në Hagë dhe, për shkak të interesit të lartë dhe hapësirës së vogël, mund të ketë disa kufizime. Për personat e regjistruar paraprakisht do të jepet informacion më i hollësishëm javën e ardhshme”, ka thënë Griep.

Ndër të tjera, është bërë e ditur se në të njëjtën çështje gjyqësore, Tijana Kostiq është caktuar si mbrojtëse për shtatë individët që iu rrëzua kërkesa për të marrë pjesë si viktima në procesin gjyqësor.

Po në çështjen gjyqësore, trupi gjykues më 17 mars 2023 urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor të vitit 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm. Ata janë në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.

Po ashtu, Griep dha detaje edhe për rastin e Salih Mustafës, për të cilin tha: “Në çështjen gjyqësore Salih Mustafa, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi kërkesën e z. Mustafa për apelimin e Vendimit të Panelit mbi Modalitetet e Pjesëmarrjes së Viktimave në Procedurat e Apelit, në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Supreme. Paneli konstatoi, ndër të tjera, se Ligji i kufizon apelet e shqyrtuara nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Supreme vetëm në apelet kundër aktgjykimeve nga Paneli i Gjykatës së Apelit, kur aktgjykimi kthen vendimin e pafajësisë në vendim fajësie, ose kur jepet vendim me burgim të përjetshëm, që nuk është rasti këtu. Paneli konstatoi më tej se korniza ligjore e DHSK-së nuk parasheh apele të ndërmjetme gjatë procedurave të apelit”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë