Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse po funksionon keqinformimi rreth Covid-19

20/12/2021 - 13:55
në Opinione
A A
Pse po funksionon keqinformimi rreth Covid-19
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në mjediset e polarizuara politike, vëmendja që fiton keqinformimi ka të bëjë pak me nivelet e ulëta të njohurive apo angazhimit, dhe më tepër me mënyrën se si informacioni interpretohet në një mënyrë që të përputhet me identitetin ideologjik

Nga Noam Titelman

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator, presidenti brazilian Zhair Bolsonaro e shfrytëzoi fjalimin e tij, për të treguar pikëpamjet e tij mbi Covid-19. Ai lavdëroi vetitë e trajtimeve që janë refuzuar aktualisht nga shkencëtarët,dhe deklaroi se ai vetë kishte përfituar nga ilaçi kundër malaries, hidroksilklorina.

Mbështetja e Bolsonaros për “kura të tilla që bëjnë mrekulli” është e njohur. Ai është shfaqur rregullisht në shtypin brazilian dhe në rrjetet sociale, duke promovuar përdorimin e trajtimeveqë nuk kanë asnjë bazë tek faktet shkencore. Por ai nuk është i vetmi në këtë drejtim.

Gjatë administratës së tij, ish-presidenti i SHBA Donald Trump mbrojti përdorimin e një sërë kurash të paprovuara shkencërisht, në një kohë që presidenti i Madagaskarit, AndriRajoelina, ka promovuar përdorimin e një pije që rrjedh nga bima artemisia si kurë ndaj Covid-19.

Dhe për dëshpërimin e komunitetit shkencor, këta politikanë por dhe të tjerë kanë bindur me sukses një pjesë të madhe të publikut mbi “efikasitetin” dhe “sigurinë” e trajtimeve të tilla.

Keqinformimi është përhapur shumë gjatë kësaj pandemie, por ai nuk është ndonjë fenomen i ri.

Në punën e tyre kryesore mbi perceptimin e mirëqenies në Shtetet e Bashkuara, politologu Xhejms Kuklinski dhe kolegët e tij, treguan se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë amerikane, kishte perceptime të pasakta mbi përfituesit e mbështetjes shtetërore dhe sasinë e parave që ata merrnin.

Po ashtu ata zbuluan se përhapja e keqinformimeve, pengoi vëmendjen e duhur ndaj informacionit të saktë. Njerëzit e keqinformuar, nuk kanë thjesht informacione të pasakta; ata janë shumë të investuar në keqkuptimet e tyre. Dhe kjo është ajo që e bën kaq të fuqishëm keqinformimin:ai kombinon keq–perceptimet mbi botën, me një shkallë të lartë besimi mbi saktësinë e tyre.

Njerëzit nuk i besojnë informacionit të rremë për shkak se janë injorantë. Në këtë proces ndikojnë shumë faktorë në punë. Por shumica e studiuesve, bien dakord se besimi tekkeqinformimi, ka pak të bëjë me sasinë e njohurive që zotëron një person.

Keqinformimi duket se është një shembull kryesor i arsyetimit të motivuar. Pra njerëzit priren që të arrijnë në përfundimet që duan, për aq kohë sa mund të ndërtojnë justifikime në dukje të arsyeshme për këto rezultate.

Një studim i botuar në vitin 2017, tregoi se njerëzit që kanë dije dhe një arsimim më të madh shkencor, kanë më shumë gjasa të mbrojnë besimet e tyre të polarizuara, në lidhje me tema të diskutueshme shkencore për shkak të “shqetësimeve jo–shkencore”.

Dhe një nga këto shqetësime më të fuqishme është ruajtja e identitetit. Udhëheqësit politikë janë më efektivët në nxitjen e keqinformimeve, kur shfrytëzojnë frikën e qytetarëve se mos humbin ato që ata i perceptojnë si aspekte përcaktuese të kulturës së tyre, sidomos gjuhën, fenë dhe hierarkitë dhe rolet racore dhe gjinore.

Në mjediset e polarizuara politike, vëmendja që fiton keqinformimi ka të bëjë pak me nivelet e ulëta të njohurive apo angazhimit, dhe më tepër me mënyrën se si informacioniinterpretohet në një mënyrë që të përputhet me identitetin ideologjik.

Qasja “ne kundër tyre”, nënkupton se pjesët e ndryshme të informacionit që marrin njerëzit,përpunohen në një mënyrë, e cila i përshtatet botëkuptimit të tyre. Kjo është arsyeja pse nga të njëjtat fakte, individët mund të nxjerrin përfundime çuditërisht të ndryshme.

Kur liderët politikë mbështetin trajtime të paprovuara ndaj Covid-19, ata janë duke përfituar nga kjo tendencë polarizuese. Por një fokus i tepruar tek këta liderë, mund të errësojë arsyen kryesore që i ka nxitur njerëzit t’i pranojnë këto mesazhe.

Gatishmëria për ta besuar keqinformimin, i ka rrënjët tek aspektet themelore të identitetit kulturor, të cilat manipulohen nga politikanët. Studimi i fundit nga Mariana da Silva, studente postdoktorale në Universitetin e Oksfordit, ka treguar se një nga arsyet pse brazilianët u besojnë trajtimeve si ato të promovuara nga Bolsonaro, është një besim i thellë kulturor se një “mjek serioz” është ai që jep ilaçe.

Bolsonaro nuk kishte nevojë që t’i bindte brazilianët mbi përfitimet e ivermektinës dhe klorokinës. Mjaftoi që ai të konfirmonte se sëmundjet potencialisht serioze, duhet të trajtohen gjithmonë me ilaçe. Ai ofroi një narrativë, e cila i lejoi disa segmente të popullsisë të arrinin në përfundimin e dëshiruar. Dhe kaq mjaftoi.

Të kuptuarit e faktorëve nxitës të keq-informimeve është thelbësor për parandalimin e përhapjes së tij. Për t’i mbajtur njerëzit të sigurt nga Covid-19, dhe për të inkurajuar vaksinimin, nuk mjafton vetëm denoncimi i politikanëve që promovojnë informacionet erreme. Ne duhet gjithashtu të kuptojmë motivet themelore, që i nxitin njerëzit t’u besojnë atyre. / “Project Syndicate” – Bota.al

JU REKOMANDOJMË

Rinjohja e urbane: Prishtina

Rinjohja e urbane: Prishtina
25/03/2026 - 13:40

Shkruan: Ibrahim Berisha Kolonizimi i Rrafshit të Kosovës: Prishtinës Politika serbe e kolonizimit që nga viti 1912, synoi të krijojë praktika të mbizotërimit të serbëve duke larguar me...

Më shumëDetails

Hasanpapaj: Fajin nuk e ka Dekreti ligjor, fajin e ka vullneti i gjorë: mbi “60”ditëshin apo “61” votat!

Hasanpapaj: Fajin nuk e ka Dekreti ligjor, fajin e ka vullneti i gjorë: mbi “60”ditëshin apo “61” votat!
21/03/2026 - 19:23

Shkruan: Dr.Sc. Bardhyl HASANPAPAJ Si mund të imagjinohet që Kuvendi i Kosovës edhe pse ka dështuar të zgjedhë Presidentin, nuk u deshka tëshpërndahet? Madje, përkundrazi, u deshka të...

Më shumëDetails

Koha e përbindëshave, Shqipëria në interregnum

Koha e përbindëshave, Shqipëria në interregnum
19/03/2026 - 12:32

Shkruan Adri Nurellari Kriza politike aktuale në Shqipëri të kujton menjëherë konceptin e interregnum, që përshkruhet nga Antonio Gramshi tek “Letrat nga Burgu”. Ai mendonte se kjo fazë,...

Më shumëDetails

Kosova ka nevojë për përgjegjësi politike, stabilitet institucional dhe qetësi shoqërore

Kosova ka nevojë për përgjegjësi politike, stabilitet institucional dhe qetësi shoqërore
17/03/2026 - 18:37

Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, politikan komunal FWV (Partia e pamvarur politike), Gjermani Kosova po kalon një periudhë të ndjeshme politike, e cila kërkon maturi, përgjegjësi dhe veprim...

Më shumëDetails

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar
13/03/2026 - 15:28

Shkruan: Piro Ahmetaj Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve...

Më shumëDetails

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?
12/03/2026 - 13:49

Kosova rrezikon të shkojë për herë të dytë brenda pak muajsh në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, kësaj radhe për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Kuadri kushtetues ka hyrë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

    Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kompania e Fatmir Zymberit, JYSK mbështeti ekspozitën e Shkëlzen Gashit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Operacioni “Epic Fury”: SHBA-ja godet objektiva strategjike në Iran

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • A e dini se me kë do të jetë në grup Kosova në Botërorin 2026, nëse e mposht Turqinë?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kërkohet dorëheqja e Albulena Haxhiut pasi Kuvendi e financoi ekspozitën me gabime të Shkëlzen Gashit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë