
Mediat sot raportuar se presidentja Vjosa Osmani sa ishte deputete ishte kompenzuar me rreth 4 mijë euro shpenzime për derivate të naftës në emër të udhëtimeve, ani pse jetonte me familjen e saj në Prishtinë.
Ndaj këtyre raportimeve, ka reaguar burri i Vjosa Osmanit, Prindoni, i cili i ka quajtur mediat raportuese të lajmit si “ndërnarrje e përbashkët kriminale”.
Këtij reagimi të tij i është kundërpërgjigjur analisti dhr gazetari Ilir Mirena, raporton Veriu.info.
Postimi i Ilir Mirenës:
Sektorin medial ne Kosove, qe puneson mijera persona, qe i paguajne taksa ketij vendi, burri i Presidentes e quajti “ndermarrje e perbashket kriminale”…
Nga nje pjese e ketyre taksave qe paguajne mediat, jeton dhe tarahitet Prindon Sadriu dhe familja e tij.
Duke mos e trajtuar askush seriozisht, deklaratat e tij rendom ngjallin humor e tallje neper rrjetet sociale.
Mendoj qe duhet te ndalemi se trajtuari Prindon Sadriun si nje kloun qe nuk i zihet per te madhe se çfare flet.
Ai eshte bashkeshorti i Presidentes se Kosoves, eshte diplomat qe perfaqeson Kosoven, si dhe eshte eprore rezerve ne FSK…
Nese Ernest Luma shkarkohet nga posti i drejtorit ne Radio Kosova per nje interviste, nese ai polici suspendohet vetem se kerkoi pagesen e shujtes per policet, atehere cili institucion duhet t’ia ndaloje gjuhen prej rrugaçi bashkeshortit te Vjosa Osmanit?
Ne qofte se bashkeshortes se tij i ka humbur kontroll mbi te, atehere duhet te kete mekanizma ligjore brenda MPJ’se dhe FSK qe duhet ta diciplinojne nga shfrenimi i metejme Prindon Sadriun…












