Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Ky dyshohet të ketë qenë shkaktari i zjarrit në IML, flet edhe Prokuroria

27/03/2023 - 15:45
në Pa kategori
A A
​Ky dyshohet të ketë qenë shkaktari i zjarrit në IML, flet edhe Prokuroria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Defekti në instalimin elektrik po dyshohet se ka qenë shkaktari i zjarrit që kaploi një pjesë të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore mbrëmjen e së shtunës. Madje, zëvendësdrejtori i IML-së, Ditor Haliti e përjashton mundësinë që dora e njeriut ta ketë shkaktuar zjarrin.

Nga ky zjarr dëmet po konsiderohet se nuk janë të mëdha, por që komisioni vlerësues do të bëjë vlerësimin e dëmit të shkaktuar.

Zëvendësdrejtori i institutit thotë se ka vetëm dëme materiale jo me vlerë të madhe.

Ai thekson se me të marr informacionin në kohë ishin ekipet e zjarrfikësve dhe të policisë të cilët arritën ta lokalizonin zjarrin.

Haliti thotë se nga zjarri është dëmtuar një pjesë e objektit që është shfrytëzuar për qëllime logjistike dhe po ashtu disa pako letre që kanë qenë të zbrazëta.

Sipas tij, falë intervenimit të shpejtë nuk ka pasur rrezik që zjarri ta kaplojë gjithë IML-në.

Ditor Haliti përjashton mundësinë që dora e njeriut të ketë shkaktuar këtë zjarr, pasi shton se edhe në pamjet e kamerave të sigurisë shihet që shkëndija flake dalin si pasojë e instalimit të rrymës.

“Ne i kemi shikuar edhe kamerat së bashku me policinë dhe shihet shumë qartë momenti se kur fillon zjarri dhe nuk ka kurrfarë elementi, faktori njeri përjashtohet plotësisht dhe në bazë të kamerave shihet qartë se ka qenë thjesht një aksident për shkak të defektit elektrik”, thotë Haliti.

Ndërsa, për këto dëme Instituti i Mjekësisë Ligjore do të formojë një Komision për vlerësim të dëmeve. Sipas Halitit, është e nevojshme të instalohet një sistem i mirë instalimi që mos të rrezikohet ky institucion.

Ndërsa zëdhënësja për medie nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Laureta Ulaj thotë për KosovaPress se janë në pritje të raporteve me të gjeturat nga ekzaminimet e kryera.

E gjatë ditës së djeshme Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte njoftuar se lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë të shtunën, janë intervistuar zyrtarë të IML-së, të cilët kanë qenë kujdestarë në kohën kur ka ndodhur incidenti.

JU REKOMANDOJMË

I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi
Pa kategori

I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi

28/07/2025 - 23:20
Elshani: Qytetarët të kenë kujdes të mos hidhen nga Ura e Ujmanit
Kryesore

Elshani: Qytetarët të kenë kujdes të mos hidhen nga Ura e Ujmanit

28/07/2025 - 19:50
Kika i “It’s My Home” i ofron Lladrovcit drejtimin e Partisë Demokratike të Unitetit
Pa kategori

Kika i “It’s My Home” i ofron Lladrovcit drejtimin e Partisë Demokratike të Unitetit

27/07/2025 - 21:47
Mehmetaj nxjerr letrat: Kurti fshihej në dollap më 1999, mikja e ngushtë e tij thoshte që “nuk është pjesë e UÇK-së”
Kryesore

Mehmetaj nxjerr letrat: Kurti fshihej në dollap më 1999, mikja e ngushtë e tij thoshte që “nuk është pjesë e UÇK-së”

27/07/2025 - 18:50
Kapella Kosova merr pjesë në paranairin më të madh në Kosovë Exporealkosova, ku po prezanton sistemin e menaxhimit të mbeturinave në objekte
Lajme

Kapella Kosova merr pjesë në paranairin më të madh në Kosovë Exporealkosova, ku po prezanton sistemin e menaxhimit të mbeturinave në objekte

25/07/2025 - 16:48
Po të kthehej prapa a do kërkonte themelimin e Gjykatës Speciale? Thaçi: Nuk ishte disponim i individit por përgjegjësi
Kryesore

A do t’i rikthehet politikës pas Hagës? Kështu përgjigjet Hashim Thaçi

24/07/2025 - 22:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

    Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

    263 Shpërndaje
    Shpërndaje 105 Tweet 66
  • Tentim-vrasje në Stanoc të Vushtrrisë, dyshohet se babai e ka plagosur djalin

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Shkumbin Kajtazi: Shteti qëllimisht po e zvarrit nxjerrjen e të mbyt’urit në Ujman

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kryeprokurori Isufaj tregon çka i kishte premtuar Radoiçiqi Prokurorisë Speciale, në këmbim të tërheqjes se urdhër-arrestit

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë