Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Diplomati Prindon Sadriu përsëri shkel rregullat e MPJ’së duke i sulmuar gazetarët? A do të shkarkohet?

09/02/2022 - 18:53
në Kryesore, Lajme
A A
Diplomati Prindon Sadriu përsëri shkel rregullat e MPJ’së duke i sulmuar gazetarët? A do të shkarkohet?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Historia e funksionimit të institucioneve të diplomacisë kosovare regjistron edhe raste kur ambasador të Republikës së Kosovës janë shkarkuar nga pozita e tyre për shkak të gjuhës që kishin përdorur.

Kështu kishte ndodhur në vitin 2014 me Xhafer Ahmetin, i cili atë kohë kishte qenë ambasador i Kosovës në Mal të Zi dhe ishte shkarkuar nga pozita për shkak të fyerjeve që kishte bërë ndaj Sali Berishës atë kohë kryeministër i Shqipërisë.

Ky nuk ka qenë rasti i vetëm kur një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme është lëshuar në kritika dhe qëndrime personale. Edhe Albert Prenkaj në cilësinë e Drejtorit të MPJ-së kishte shprehur qëndrimet e tij personale dhe e kishte cilësuar Edi Ramën si “autokrat” në kohën kur po diskutohej më shembjen e objektit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Një postim i tillë nga Prenkaj kishte ndodhur në maj të vitit 2020, edhe përkundër faktit se kishte qenë vetë Prenkaj që në tetorin e vitit 2019 u kishte dërguar një email ambasadorëve ku u kërkonte kujdes për deklarimet nëpër rrjete sociale dhe i njoftonte se kushdo që nuk përfill një udhëzim të tillë do të procedohet për shkelje disiplinore.

Ngjarje të tilla duket se kanë detyruar MPJ-në që të nxjerrë shpesh edhe rregullore e madje të lëshojë edhe qarkore për atë se si zyrtarët dhe shërbyesit e jashtëm të përdorin rrjetet sociale.

Por çfarë do të ndodh me rastin e zyrtarit të kësaj ministrie që shërben në Ambasadën e Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu, e i cili në vazhdimësi fyen mediat dhe gazetarët. A do të merren masa ndaj Zotëriut të Parë, tashmë kur ky dikaster udhëhiqet nga Donika Gërvalla e Listës GUXO?

Sadriu hiq më larg se të mërkurën në mbrëmje, i ka quajtur gazetarët si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, pas raportimeve në media për shpenzimet për udhëtime që Vjosa Osmani kishte bërë gjatë kohës sa kishte qenë deputete në Kuvendin e Kosovës.

Por ky nuk ka qenë rasti i vetëm kur Sadriu ka përdorur gjuhë të tillë ndaj gazetarëve.

Në një qarkore që mban datën 20 gusht të vitit 2020 e që është lëshuar nga Arben Rugova, si zëvendësues i Drejtorit të Divizionit për Komunikim Publik, e që vlente vetëm për  udhëheqësit e Misioneve Diplomatike të Shërbimit të Jashtëm, specifikohen shumë qartë se si duhet përdorur rrjetet sociale.

Aty udhëzohen punonjësit e shërbimit të jashtëm që të kursehen nga shprehja e mendimeve private, pasi që nuk ka rëndësi se cili është qëllimi i punonjësit por se si një qëndrim i tillë interpretohet nga publiku.

“Çdo deklaratë, prononcim ose “postim” në mediumet sociale, të cilën e bën një pjesëtar i Shërbimit të Jashtëm ose person tjetër që kryen ndonjë detyrë ose funksion për Shërbimin e Jashtëm, mund të interpretohet nga publiku si qëndrim zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ose të paktën t’i atribuohet Ministrisë si i tillë. Nuk është me rëndësi se çfarë qëllimi ndjek punonjësi i Shërbimit të Jashtëm kur e bën një “postim”, por, se si interpretohet dhe perceptohet ky “postim nga publiku. Kjo vlen edhe për të gjitha rastet kur ndonjë deklaratë, prononcim ose “postim” privat shënohet si “mendim personal”, por, ka të bëjë drejtpërdrejtë me çështje që janë në kuadër të fushëveprimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Shërbimin e Jashtëm ose në përgjithësi me politiken e jashtme të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë qarkore.

Pika shtatë e kësaj qarkoreje të MPJ-së, thekson se mos zbatimi i rregullave të vendosur anë qarkore, konsiderohet si shkelje disiplinore.

“Përndryshe, mos zbatimi i rregullave të përcaktuara me këtë qarkore do të konsiderohen si shkelje disiplinore dhe do të procedohen menjëherë si të tilla. Për personat e përcaktuar në pikën 2 të kësaj qarkore, të cilët nuk janë pjesëtar të Shërbimit të Jashtëm në cilësinë e shërbyesve civil, mos zbatimi i rregullave sipas kësaj qarkore do të konsiderohet si shkelje esenciale e kontratës dhe do të merret si shkak për shkëputjen e menjëhershme të angazhimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në pikën shtatë të qarkores.

Qarkorja e vitit 2020
Qarkorja e vitit 2020

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë