Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-ministrja Bajrami: Kurti e shtrenjtoi rrymën dy herë brenda një viti, qytetarët e veriut s’dinë çka është pagesa

30/03/2023 - 17:14
në Lajme
A A
Ish-ministrja Bajrami: Kurti e shtrenjtoi rrymën dy herë brenda një viti, qytetarët e veriut s’dinë çka është pagesa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Energjia elektrike në Kosovë është shtrenjtuar për 15.4 për qind dhe këto tarifa do të hynë në fuqi nga 1 prilli.

Kështu u vendos sot nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Këtë shtrenjtim të energjisë po e sheh si rëndesë shumë të madhe dhe të gabuar, ish-ministrja e Financave, aktualisht deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ajo tha se lirimi faturës së energjisë ka qenë një nga premtimet e Kurtit me të ardhur në pushtet, por që një gjë të tillë nuk po e bënë.

Deputetja Bajrami tha se qytetarët po përballen me shumë sfida, dhe po u vështirësohet jetesa.

“Edhe si qytetarë edhe si opozitë ne po provojmë me ballafaqu zotin Kurti me premtimet që ka ardhë në pushtet, dhe njëra prej premtimeve të shumta që asnjë nuk i ka realizu, ka qenë që do ta lirojë çmimin e energjisë elektrike sepse sipas tij kur ishte ne fushatë, ne paguajmë shumë shtrenjtë duke e marrë faktin që flemë mbi qymyr. Nuk janë bërë ende 12 muaj prej kur Kosova përjeton shtrenjtimin e dytë të energjisë elektrike. Njerëzit janë duke u përballë me çmime të larta dhe mezi po arrijnë që të takojnë muajinme pagat e tyre”, tha Bajrami për Front Online.

Pavarësisht kësaj, deputetja nuk e përjashton mundësinë se do të marrin vendime tjera si kundërshtim ndaj tarifave të reja.

“Ju po e shihni, asgjë e cila propozohet nga opozita dhe nuk vjen nga pozita, nuk është që merret parasysh. Ne debatin e radhës do e kemi lidhur me punën dy vjeçare e Qeverisë, aty sigurisht që do e potencojmë edhe këtë rëndesë që vjen për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike, ndërkohë për hapat tjerë nuk e di sepse sigurisht si grup parlamentar por edhe si parti do të marrim vendime”, tha ajo për Front Online.

Bajrami tha se partia në pushtet asnjë kërkesë që vjen nga opozita nuk po i merr parasysh.

“Ajo çka e kemi vërejtur, rreth dy vite as edhe një propozim i vetëm, jo vetëm i grupit parlamentar të LDK-së, por i asnjë grupi parlamentar opozitar nuk është marrë parasysh. Thjesht nuk merren parasysh propozimet tona, ne kemi pasë propozime konkrete sa i përket çështjes së adresimit të inflacionit”, tha ajo për Front Online.

Derisa foli për shtrenjtimin e energjisë, deputetja përmendi edhe pagesën që Qeveria e Kosovës bën për komunat në veri.

“Por edhe një gjë tjetër që duhet me u potencu, tek sektori i energjisë elektrike është çështja e 100 milionë eurove të cilat Qeveria Kurti i ka pagu për qytetarët në veri, edhe ky ka qenë një premtim i cili me ardhjen në pushtet askush më nuk do ta ketë energjinë elektrike pa pagesë, ndërkohë që faturat e 4 komunave në veri prej 6 e 9 milionë sa ka qenë vjetorin e kaluar, kanë arritur në 33 respektivisht në 65 milionë rritje në vitin 2022, domethënë 98 milionë janë paguar në total për 4 komunat veriore”.

Ajo thotë se rryma në komunat veriore po paguhet me taksat e qytetarëve, që sipas saj është diskriminim.

“Komplet subvencionimi e ka kapë shumën prej 92 milionëve për vitin e kaluar domethënë për krejt qytetarët e Kosovës, e 65 prej tyre kanë shku vetëm për komunat veriore. Kjo me të vërtetë është diskriminim nga ana e Qeverisë”, u shpreh Bajrami për Front Online.

Deputetja Hykmete Bajrami thotë se pagesa e rrymës për komunat veriore nuk ka filluar tani.

Sipas Bajramit, në qeveritë e kaluara, për rrymën në veri është paguar maksimumi 11 milionë euro, e jo si në Qeverinë Kurti.

“Për me pagu e kemi paguar gjithë. Tashmë nuk mund të fajësojë se pagesa e energjisë elektrike nuk ka filluar tani. Fillimisht e kemi paguar si pjesë të faturave, dhe më vonë pas atij vendimi të Gjykatës Kushtetuese kjo i është bartur KOSTT-it si obligim mirëpo KOSTT-i nuk ka të hyra për të paguar dhe këtë po e paguan Qeveria me taksa të qytetarëve, janë mjete të cilat dalin nga buxheti i Kosovës”.

Sipas Bajramit, në qeveritë e kaluara, për rrymën në veri është paguar maksimumi 11 milionë euro, e jo si në Qeverinë Kurti.

“Ndryshimi i Qeverisë Kurti prej qeverive tjera është që energjia elektrike në komunat veriore maksimumin e ka pasë rreth 11 milionë euro në vit, ndërkohë që janë shpenzuar 33 milionë euro në vitin 2021, dhe 65 milionë euro në vitin 2022”, tha ajo për Front Online.

Nga muaji shtator i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka subvencionuar faturat e konsumatorëve, të cilët kanë kursyer së paku 5 për qind të energjisë së konsumuar në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Herën e fundit që ZRRE-ja kishte miratuar rritjen e tarifave ishte në shkurt të vitit të kaluar./FrontOnline

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë