Analisti Petrit Zogaj, ka ironizuar me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, nga 1 prilli.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se energjia ka qenë aq lirë, sa që qytetarët nuk kanë ditur sa po paguajnë e sapo harxhojnë.
Ai ka ironizuar duke thënë se më në fund kemi një qeveri në Kosovë që u tregon qytetarëve çmimin e rrymës.
Postimi i tij i plotë:
Rritja e cmimit te rrymes me 15% nga data 1 Prill eshte ne raport te drejte me rritjen ekonomike ne vend-aty-aty me Kroacine, nese s’e kemi tejkalu. Tek e fundit aq lire ka qene energjia elektroke ne Kosove, saqe qytetaret as qe e kane dite sa po paguajne e sa po hargjojne. Me ne fund, pas 20 vjete vjen nje qeveri ne Kosove qe u kallxon qytetareve cmimin e rrymes.













