Kundërshtimi i ambasadorit gjerman për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës ka nxitur reagimin e shumë figurave politike në vend.
Ish kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, iu ka drejtuar ambasadorit Rohdw se hebrenjtë nuk mendojnë si ju për Xhafer Devën, shkruan Veriu.info.
Postimi i plotë i Bahtirit:
Ambasador Rohde, hebrenjtë nuk mendojnë si ju për Xhafer Devën!
Me gjithë respektin për ju dhe shtetin e Gjermanisë, unë mendoj se Xhafer Deva është figurë emblematike e historisë së Kosoves.
Xhafer Deva ishte ministri i vetëm i brendshëm në Evropën e pushtuar nga Hitleri që i strehoi hebrenjtë nga mbarë Evropa, jo vetëm ata të Kosovës e të Shqipërisë.
Për këto merita ai pas Luftës së Dytë Botërore u strehua në ShBA dhe punoi në Universitetin e Standfordit. Mitrovica dhe Kosova mburren me Xhafer Devën.
Z. Rohde ju si ambasador i një vendi mik të Kosovës, nuk duhet të bini pre e propagandës serbe dhe propagandës komuniste shqiptare.












