
Një person ka ndërruar jetë në Prishtinë dje, derisa ishte me vëllain dhe shokun e tij, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë deri sa ishte me vëllain dhe shokun e tij, ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.











