Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka deklaruar se djegia e veturave me targa RKS në veri është e papranueshme dhe u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë që ta dënojnë dhunën, ndërsa autoritetet të gjejnë fajtorët.
Në një postim në Twitter, Abbott ka thënë se djegia e automjeteve pas riregjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme.
“Të gjithë aktorët seriozë politik duhet t’i dënojnë këto akte të dhunë dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe paqen. Duhet të kryhen hetime të shpejta dhe ato duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe kujdes,” tha Abbott.
The burning of vehicles following re-registration to RKS plates in north Kosovo is unacceptable. All serious political actors should condemn these acts of violence and the risks they pose to stability and calm. 1/
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) March 31, 2023












