
Përfaqësuesi i familjeve të të zhdukurve të Kosovës, Bajram Qerkini e ka marrë fjalën në marshin për drejtësi që po mbahet në Prishtinë, ku foli për të zhdukurit dhe luftën e UÇK-së.
Qerkini tha se Prishtina është zbukuruar me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, që janë mbledhur në sheshet kryesore.
“Mashallah..me dalë para kësaj masë jashtëzakonisht të madhe…, e keni bo Prishtinën edhe ma të bukur, me iu tregu të gjithë atyne që nuk po marrin vesh se liria me të vërtetë e ka emrin.”, tha Bajram Qerkini.











